Pasi shtëpia e Fikretit shkatërrohet nga plani i Xhananit, Seherit i vjen keq ta lë atë dhe të bijën e tij në rrugë. Ajo i sjell të jetojnë në vilën Kirimli. Jaman shtanget kur sheh Seherin dhe Fikretin me vajzën e tij në derë. Seher i shpjegon situatën dhe Jaman i mirëpret në shtëpinë e tij. Pavarësisht se Seher i ka sqaruar keqkuptimet, Jaman vazhdon të jetë xheloz për marrëdhënien e saj me Fikretin dhe i ndjek në çdo hap. Ali shpëton Dujgunë nga nëna e saj.