Deputetja e partisë socialiste Elisa Spiropali jashtë kornizave të politikës, është një vajzë elegante, simpatike dhe e veshur gjithmonë në mënyrë të kujdeshme.
Së fundi paparaci i ‘Panorama’ ka fiksuar disa momente jo nga ato të zakonshmet në ambientet e parlamentit ku në fokus ka qenë pikërisht deputetja simpatike, e cila duke zbritur shkallët e Kuvendit është ndjekur me sy nga dy kolegë deputetë.
Aty miratohen ligje dhe merren vendime, por në fund të fundit ata janë njerëz dhe gjërat e bukura i shohin të gjithë.