Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Janë kritikuar nga publiku, por ja pse truporet janë kaq të preferuara nga këngëtaret

02/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Janë kritikuar nga publiku, por ja pse truporet janë kaq të preferuara nga këngëtaret

Dekadën e fundit kemi vënë re se është përhapur si një lloj trendi në radhët e këngëtareve veshja e truporeve në ngjyra apo materiale të ndryshme. Tashmë kjo është kthyer në veshjen e preferuar të artisteve shqiptare dhe ndoshta më e komentuara nga ana e publikut. Në jo pak raste këngëtaret janë kritikuar, sepse një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se të tilla veshje tregojnë më shumë seç duhet dhe nuk janë të denja për një performancë në skenë.





Në fakt këngëtaret shqiptare nuk janë të vetmet që kritikohen për këtë gjë, sepse të njëjtat komente marrin edhe artistet me famë botërore. Beyonce ka qenë ndër artistet e para që i ktheu truporet në një trend për artistet dhe në vitin 2013 gjatë performancës në ‘Super Bowl’ ajo u përball me një “lumë” komentesh negative për shkak të veshjes.


Megjithatë ende dhe sot këngëtarja me famë botërore në çdo performancë të saj vazhdon të shfaqet e veshur me trupore, sepse ka disa arsye të forta që qëndrojnë pas kësaj zgjedhje. Pavarësisht se nga ana e publikut mund të shihet si e ekzagjeruar, për artistet nuk ka komoditet më të madh se sa një trupore.

Përpara pak vitesh vajzat e grupit “Little Mix” shpjeguan se për to është shumë më e lehtë të veshin në skenë një trupore se sa një kostum të rëndë. Është lehtësisht e kuptueshme se me një veshje të tillë çdo këngëtare ndjehet më e lirshme për të performuar dhe për të përcjellë energjinë tek publiku.

https://www.instagram.com/p/B0goqGpB4aW/

Por arsyeja më e fortë nuk qëndron tek komoditeti, sepse në fakt të tilla veshje tentojnë të përcjellin një mesazh. Një pjesë e mirë e stilisteve dhe personave që e njohin mirë artin e shikojnë veshjen e truporeve nga ana e artisteve si një lloj refuzimi i normave të vendosura nga shoqëria, si një akt i dashurisë ndaj vetes dhe një shprehje feminizmi. Për më tepër një trupore nuk mundet të vishet në përditshmëri nga çdo vajzë, prandaj kjo veshje është mëse e përshtatshme për skenën.

Mjafton t’ju hidhni një sy performancave të artisteve me ndikim në mbarë botën dhe do të kuptoni se nuk ja vlejnë më kritikat për veshjet skenike për aq kohë sa nuk jemi vetë në rolin e artisteve. /revistawho.com

Tags: beyoncekengetaretkritikaperformnce skeniketrupore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
Next Post
Anwar Hadid familjarizohet jo vetëm me të afërmit e Duas, por edhe me Kosovën

Anwar Hadid familjarizohet jo vetëm me të afërmit e Duas, por edhe me Kosovën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera