Pas thashethemeve që kanë qarkulluar në rrjet për një ndarje të mundshme mes tij dhe Selvije Jao, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka vendosur të sqarojë gjithçka publikisht.
I ftuar në një intervistë për televizionin “T7”, Kasapi foli hapur për jetën e tij personale dhe karrierën muzikore. Pyetjes se a është ndarë nga Selvija, ai iu përgjigj prerë:
“Nuk jemi ndarë…”
Sipas Shpatit, natyra emocionale e Selvijes shpeshherë sjell keqkuptime. Ai shtoi:
“Selvija është një natyrë që kur ndjen diçka, e shpreh menjëherë, shpesh edhe me shumë emocion, dhe pastaj i bie pishman. E ka kështu tipin.”
Gjithashtu, këngëtari tregoi se tensionet e fundit mes tyre kanë ardhur edhe për shkak të një projekti letrar që Selvija po përgatit:
“Për më tepër, ajo po punonte edhe për një libër që lidhet me këto situata, dhe ne u zumë pak.”








