Disa ditë para Ditës së Nënës, burime të sigurta të mediave ndërkombëtare shkruajnë se Janet Jackson është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Lajmi për foshnjën erdhi pasi këngëtarja 49 vjeçare, e cila mbush 50 vjet më 16 maj, njoftoi muajin e kaluar se do të anulonte turneun për të nisur krijimin e familjes me burrin, Wissam Al Mana.
“Burri im dhe unë po planifikojmë familjen tonë dhe më duhet të anuloj turneun”, kishte thënë Jackson.







