Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“! 01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jashtë çdo imagjinate, ja si do të jetë ftesa e dasmës së Marinës dhe Getit

27/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Jashtë çdo imagjinate, ja si do të jetë ftesa e dasmës së Marinës dhe Getit

Detaji i parë që takon me të ftuarit – ai që rrëfen edhe karakteristikat e dasmës e të bën të mendosh si do të jetë njëra prej ngjarjeve më të përfolura të botës së showbiz-it shqiptar, tashmë është gati. Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga ceremonia e betimit para Zotit, është zbuluar i pari element nga martesa e Getit dhe Marinës, që nuk mund të ishte tjetër veçse një unifikim i të dyve. Megjithëse janë kujdesur që të ruajnë për vete çdo element specifik dhe janë angazhuar maksimalisht që hollësitë t’i kenë surprizë, ftesat nuk mund të jenë të tilla. Bashkimi i dy emrave të njohur në një ftesë elegante, tashmë ka nisur të takohet me mysafirët dhe në këtë prezantim të parë me të ftuarit, disa detaje bien lehtësisht në sy. Është jashtë çdo lloj imagjinate, nuk është formale, as aq intime sa mund të keni menduar… është origjinale, e personalizuar dhe e kuruar me kujdes në çdo element. Sa klasike, aq edhe romantike (si ajo), sa e guximshme, aq moderne e ekstravagante (si ai). Skuadra e Class Events ka kristalizuar deri në detajet më të imta idenë e propozuar nga reperi i njohur i skenës – duke sjellë një ftesë unike që personifikon natyrën e Marinës dhe Getit. E prezantuar me një dizajn shumë elegant, ftesa ka si motiv petalet e luleve natyrale që përmban zarfi transparent (material plex) mbi të cilin është vendosur teksti. Formati i një kutie transparente, të mbushur me lule, të çon menjëherë te një ceremoni ëndërrimtare, e cila, më shumë se gjithçka tjetër do të jetë kryekëput romantike. E menduar si prezantimi i parë me të ftuarit, kjo mënyrë e të ftuarit, pa dyshim do të kishte brenda pak nga të dy. Ngjyra e zezë, si klasike e përjetshme, fillon e prek së jashtmi artin e fortë e dominues të çdo kohe. Në pamje të parë, e zeza klasike të çon menjeherë te dominimi dhe forca e tij, MMV, por sapo hap kutinë, “ashpërsia” e përshtypjes së parë dhe dominanca thyhet për t’ia lënë vendin butësisë së mëndafshtë të copës e ëmbëlsisë se luleve natyrale, vjen natyrshëm një prekje e ëmbël, e butë, mëndafsh… si ajo. Secila nga ftesat është e ndryshme nga tjetra. Për çdo të ftuar, ka vetëm një format ftese dhe vetëm një nuancë. Ashtu siç kishin kërkuar, Geti dhe Marina arritën të kishin diçka të veçantë që identifikon më së miri natyrat e tyre. Secila nga ftesat është e ndryshme nga tjetra. Për çdo të ftuar, ka vetëm një format ftese dhe vetëm një nuancë. Ashtu siç kishin kërkuar, Geti dhe Marina arritën të kishin diçka të veçantë që identifikon më së miri natyrat e tyre. Dhe ky është vetëm elementi i parë që dëshmon se dasma ka për të qenë e kuruar dhe e personalizuar deri në detaje. Të paktën, nga ky prezantim i parë, është lehtësisht e kuptueshme se pas dy javësh, emocionet e të ftuarëve do t’i kalojnë pritshmëritë…As dhëndri dhe as nusja nuk duan të rrëfejnë më shumë. Në fund të fundit, betimin para Zotit e kanë të shenjtë e duan ta ndajnë vetëm me të ftuarit e zgjedhur.





Marre nga Class.al

 


Tags: Dasmaftesaghettomarina vjollca
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!
Breaking News

“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!

01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!
Breaking News

Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!

01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Next Post
FOTOT/ Turi na tregon “prapaskenat” e fotove të Orindës, “Real life vs Insta”

FOTOT/ Turi na tregon “prapaskenat” e fotove të Orindës, “Real life vs Insta”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera