Gazetari Elton Tozaj ka ngritur dyshime serioze mbi marrëdhënien mes dy konkurrentëve të “Fermës”, Keisit dhe Limit. Ndonëse ata janë shprehur publikisht se janë thjesht miq jashtë shtëpisë, Tozaj ka deklaruar se dyshja janë në një lidhje dashurie.
“Kejsi dhe Limi janë të lidhur,” u shpreh ai gjatë një bisede në studion e emisionit Ferma Club në Vizion Plus. Sipas gazetarit, sjellja e tyre brenda programit është një strategji për të ruajtur një imazh të ndryshëm nga realiteti.
“Kanë hyrë me një tangërllik të mirë duke mos dit ku kanë ik. Shoh një tufë me vajza që e kanë mendjen si Alba për shembull tek veshja, tek tundja e dybekut duke bërë twerk. Apo si kjo tjetra (Kejsi) që është e dashura e Limit jashtë dhe brenda bëjnë sikur nuk njihen aty,” tha ai me tone kritike.
Gazetari theksoi se mungesa e përfshirjes serioze në punët e fermës dhe përqendrimi te pamja janë kthyer në një fenomen që dëmton autenticitetin e programit.