Jason Derulo performoi mbrëmë në Tiranë duke dhënë një shfaqje mbresëlënse plot energji.
Artisti solli për publikun shqiptar hite nga më të vjetrat si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, etj.
Por përpos koncertit, Derulo 35 vjeç është parë të darkojë me një vajzë misterioze në një restorant në Tiranë.
Nuk dihet ende identiteti i vajzës, por imazhi ku të dy shfaqen krah njëri-tjetrit po bën xhiron e rrjetit.
Derulo është i hapur për mundësinë e bashkëpunimeve të reja me artistët shqiptarë. Ai ka shprehur admirim për artistët si Dua Lipa dhe Bebe Rexha dhe ka treguar interes për të punuar me ta në të ardhmen.
“Me Ritën kam qenë në Australi. Bëmë Voice bashkë. Ka qenë eksperiencë shumë e bukur. E njoh dhe Dua Lipën dhe Bebe Rexhën. Nuk kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj ende me to, por ku i dihet. Me këngën e duhur dhe rrethanat e duhura do më pëlqente shumë të bashkëpunoja me artistët shqiptarë.”