Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Java e 8 marsit… ku Nina (s) mungoi

11/03/2023
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Java e 8 marsit… ku Nina (s) mungoi

 





Nga Zefina Hasani

Kjo e shtunë po mbyll jo vetëm ciklin e një jave të zakonshme, por dhe atë të aktiviteteve të shumta, protestave, emisioneve, postimeve nëpër instagram e të shumë e shumë mesazheve që janë përcjellë përmes tyre, për 8 marsin për forcën e gruas, lirinë, pasionet e për gjithë qenien e veten e saj. Kam qenë e pranishme në disa prej tyre, duke nisur nga hiking në malin e Dajtit, të dielën e 5 marsit, për mbledhje fondesh në ndihmë të grave, viktima të dhunës, vijuar me episodin e radhës së rubrikës “Mama single” në Top Channel, që nisi me guximin e tyre për të treguar dhimbjet, vuajtjet, nën dritat e studios televizive… e duke përfunduar tek aktiviteti i RCC-së për promovimin e grave sipërmarrëse në biznes, në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shumë evente, si Fem Fest, apo protestën kundër dhunës e vrasjes së grave, i ndoqa nga portalet e postimet në social
media…
Do të kisha dashur që në fundin e kësaj jave që i përkiti vajzave e grave, të kishte qenë, (siç në fakt ka qenë në çdo të shtunë) një tjetër episod i serialit televiziv, “Nina”, i cili më është dukur, që në episodet e saj të para (të sezonit të parë në RTSH e këtij të dytit në TV Klan) se përveç se vajzave single si Nina, (që përpiqet e jeton, herë mirë e herë jo edhe aq mirë, brenda vorbullës së forcave të vetes) u përket të gjitha vajzave e grave, siç janë shoqet dhe mamaja e saj në këtë serial.
Me 1001 ndjesitë, fantazitë, lidhjet e ndërlikuara, shqetësimet, pasiguritë e padiskutim edhe besimin se gjithçka do të bëhet prap mirë, që çdo vajzë e grua, ndjen… “Nina” duhej të ishte epilogu më i bukur e më social (sepse aty për fat të mirë s’ka dhunë e sepse aty edhe drama më e thellë e pasigurisë për të nesërmen, zbutet me një batutë që të ndihmon të mos mbetesh zhytur në honin e mendimeve të errëta) i kësaj jave kur flitet më shumë se çdo herë tjetër për (pa) fuqinë e gruas.
Por ja që “Nina” paska mbaruar para se të niste java e 8 Marsit. Ndaj atë epilog që ajo s’na e dha dot sot, po e shkruaj vetë: Nina ka folur për emancipimin e vajzës e të gruas, për zbukurimin e saj përtej kornizave që ka vënë ndër vite shoqëria shqiptare, pa pritur javën e 8 marisit, pa përdorur slogane e mesazhe klishe. E ka bërë prej kohësh, çdo javë e nga pak, ashtu thjesht, me fjalë të vogla, me histori e të vërteta që jo të gjithë guxojnë t’i bërtasin. E ka bërë e duhet të vazhdojë ta bëjë sepse çdo javë, para gjatë e pas 8 marseve, do të bëhej më e bukur më motivuese, për vajzat jashtë çdo steriotipi si Nina por dhe për shoqet e saj e për shoqet e mamit të saj 😂


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Mundësi të mëdha vijnë sot për këtë shenjë horoskopi!

Mundësi të mëdha vijnë sot për këtë shenjë horoskopi!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera