Të dashur lexues ju uroj një muaj të mbarë! Prilli mbaroi me Hënën e Plotë në shenjën e Akrepit për të cilën folëm në parashikimet e javës së kaluar, por ndikimi i saj do të vazhdoj në fillim të javës kryesisht duke ndikuar në anën psikologjike. Java e parë e prillit është relativisht e qetë dhe mbyllet në 6/5, me një ditë me tendenca romantike dhe ndjeshmëri më të madhe. Ofroni dashurinë dhe ndihmën tuaj atyre që keni afër apo atyre që kanë nevojë. P.S. Lexoni shenjën tuaj, por njëkohësisht dhe shenjën e horoskopit (ka të bëj me orën e lindjes suaj).
DASHI
Fillimi i javës ju gjen mjaft të preokupuar në çështjet financiare për të cilat do të gjeni zgjidhje dhe do të jeni të favorizuar mjaft që të mos nxitoheni dhe të mos ekzagjeroni. Mjaft të komunikueshëm do të jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës dhe të keni mundësinë të bëni bisedime apo kontakte për projektimin dhe realizimin e planeve tuaja lidhur me biznesin. Të tensionuar do t’ju gjejë fundi i javës prandaj përpiquni të relaksoheni duke organizuar një udhëtim të shkurtër apo të merreni me një aktivitet sportiv të lehtë.
DEMI
Në fillim të javës do të jeni nën ndikimin e Hënës së Plotë e cila është pozitive për ju pasi do të bëni një rishikim të vetvetes dhe do të ndërgjegjësoheni për çështjet apo marrëdhëniet që ju preokupojnë. Dëgjoni zemrën dhe ndiqni rrugën që ju tregon ajo. Java është mjaft pozitive dhe kryesisht për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Shfrytëzoni mundësitë që ju jepen si në fushën e marrëdhënieve ashtu dhe në financat tuaja. Organizoni një fundjavë me miq me të cilët mund të ndani interesa të përbashkëta dhe kaloni momente të bukura dhe relaksuese.
BINJAKËT
Hëna e Plotë ndikon në anën tuaj emocionale, si pasojë ditët e para të javës do të bëni një inventar të rëndësishëm lidhur me atë. Ndjeni atë që keni nevojë dhe mos kini frikë të çlironi veten duke derdhur ca lotë. Kjo javë është e përshtatshme për rishikimin e synimeve dhe planeve lidhur me biznesin apo karrierën tuaj dhe zgjidhja gjendet tek dialogu i mirë dhe me qetësi, por të keni njëkohësisht sytë të hapur, kryesisht të lindurit në mes të dhjetëditëshit të dytë. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet favorizohen, ndërsa çështjet financiare mund t’ju stresojnë në fund të javës.
GAFORRJA
Hëna e Plotë në shtëpinë tuaj të pestë nxjerr në plan të parë nevojën për dashuri dhe krijimtari, por dhe çështje lidhur me fëmijët. Erotizmi juaj do të jetë i theksuar dhe do t’ju ofroj momente të këndshme me të dashurin apo të dashurën, ndërsa ju beqarët e shenjës mund të njihni një person që do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Disa nga ju mund të ndjeni se besimi juaj është tradhëtuar, merrni mësimet e nevojshme për evolucionin tuaj dhe mos humbisni besimin. Në sferën e biznesit është një javë që do të jeni të preokupuar me bisedime apo kontrata, kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Në fund të javës mund të ndiheni të stresuar, por do të keni mbështetjen apo ndihmën e duhur dhe mirë është që të gjeni kohë për çlodhje.
LUANI
Gjërat janë pozitive për ju në sferën profesionale, mjaft që ju të mos jeni imponues dhe egoist. Ju fitoni besimin e të tjerëve dhe shpërbleheni për kontributin apo mundimin tuaj në këtë drejtim. Detyrime tensione do t’ju shqetësojnë dhe në mjedisin familjar, por njëkohësisht nuk do të mungojnë edhe gëzimet. Në marrëveshjet apo çështjet financiare që mund të diskutoni, në 2/5 do të gjeni zgjidhje në favorin tuaj mjaft që të jeni të kujdesshëm dhe të mprehtë. Probleme pune që do t’ju preokupojnë në fund të javës do të gjejnë zgjidhje prandaj mirë është t’i lini mënjanë dhe të kujdeseni për shëndetin.
VIRGJËRESHA
Nën dritën e Hënës së Plotë ekziston mundësia që të takoni një njeri i cili ju plotëson apo ju përshtatet në të gjitha sferat, intelektuale dhe sentimentale. Megjithatë rruga me të nuk do të jetë shumë e lehtë në fillim, kaloni stuhinë dhe shikoni se deri ku mund të shkoni, një gjë është e sigurt që nëpërmjet njëri- tjetrit ju do të zhvilloheni. Në sferën profesionale dhe financiare mund të ndiheni të stresuar, por rezultati përfundimtar është pozitiv për ju. Megjithëse në fund të javës mund të keni detyrime apo probleme me fëmijët, aspektet janë mjaft harmonike për ju dhe keni mundësinë të kaloni bukur apo të bëni një udhëtim ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
PESHORJA
Të preokupuar me financat do t’ju gjej fillimi i javës, shmanguni shpenzimeve të tepruara dhe ekzagjerimeve me qëllim që të eleminoni pasigurinë që mund të ndjeni në këtë drejtim dhe të shfrytëzoni rastet që ju jepen. Marrëdhënie të reja, kontrata apo bisedime jeni duke bërë ju të dhjetëditëshit të dytë të shenjës, madje disa prej tyre mund të kenë të bëjnë me jashtë shtetit. Në sferën sentimentale situata tashmë është përmirësuar dhe do të ndjeni një farë qetësie, por dhe harmoni që gjatë muajit të kaluar ju mungonte. Fundi i javës do të jetë me tensione apo konflikte në mjedisin familjar, por shpejt do të gjejnë zgjidhje.
AKREPI
Lëreni mënjanë pasigurinë që mund të ndjeni apo bilancin e situatave që ju shqetësojnë gjatë Hënës së Plotë, blini një veshje të këndshme dhe planifikoni një mbrëmje romantike me partnerin tuaj, është ora të përfitoni nga momenti dhe të kaloni bukur. Në vijim të javës marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do t’ju preokupojnë juve të dhjetëditëshit të dytë të shenjës dhe do t’ju jepet mundësia të realizoni qëllimet dhe synimet tuaja lidhur me financat apo biznesin, vetëm tregohuni pak të kujdesshëm të mërkurën 2/5. Vera po na troket në derë kështu që për ju që jeni të interesuar të humbisni kile apo të ndiheni më në formë, është momenti të filloni një dietë apo t’i përshtateni një mënyre jetese më të shëndetshme.
SHIGJETARI
Gjatë Hënës së Plotë mund të bëni një rishikim apo një kontroll endoskopik dhe kjo mund t’ju mbyll pak në vetvete gjë që është në kundërshtim me temperamentin tuaj. Madje ditët e para disa nga ju mund të ndjeni se një cikël në fushën sentimentale u mbyll duke ju shkaktuar stres dhe pa stabilitet në psikologjinë tuaj. Në vijim të javës do t’i përkushtoheni punës për përmirësimin e financave, të cilat vazhdojnë të jenë problematike, dhe do të gjeni zgjidhjet e duhura nëpërmjet bisedimeve apo marrëveshjeve kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
BRICJAPI
Hëna e Plotë vendos fokus në jetën tuaj profesionale dhe sentimentale. Lëreni pak mënjanë punën dhe vendosni të shikoni jetën tuaj personale, duke u dorëzuar pa kushte në ndjenjat apo momentet e veçanta që ju ofrohen për të kaluar bukur me personin për të cilin jeni të interesuar. Gjithsesi diçka elektrizuese ju pret. Fundi javës do të jetë pak i stresuar, por keni mundësinë dhe të gjeni zgjidhje për ato që ju shqetësojnë dhe t’i kushtoni vetes momente argëtimi. Kujdesuni për shëndetin tuaj.
UJORI
Hëna e Plotë në zenith të horoskopit tuaj ju sjell përballë me çështjet e karrierës apo të biznesit. Marrëdhëniet me personat që janë në pozitë në punën tuaj do t’ju preokupojnë dhe njëkohësisht dhe çështje financiare, për të cilat diskutoni të bëni marrëveshje të reja. Është e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të ruani ekuilibrin ndërmjet familjes dhe biznesit apo karrierës. Nuk do të mungojnë dhe momentet e bukura kryesisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Në fund të javës jepni ndihmën tuaj atje ku mendoni se të tjerët kanë nevojë dhe gjeni ngrohtësinë në familje.
PESHQIT
Gjatë Hënës së Plotë një takim është gati të bëj jetën tuaj më interesante, pasi ajo që do të jetoni është diçka ndryshe nga herët e tjera. Do të jetoni diçka që do të zgjeroj horizontet tuaja dhe dhe do të ndjeni diçka më të thellë dhe më intensive, mbresat e së cilës do të lënë gjurmë tek ju akoma edhe në rastin kur nuk do të kemi “fund të lumtur”. Përsa u përket çështjeve ekonomike vazhdojnë t’ju shqetësojnë dhe të gjendeni në bisedime lidhur me ato dhe mirë është të jeni të kujdesshëm ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës pasi ekziston rreziku të mos keni gjykim të saktë për situatën apo të gjendeni përpara premtimeve që nuk do të realizohen.