Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hapje me emocion e Fest 64′ Elhaida Dani rikthen “Pyes lotin” nga Elsa Lila në nje version të riorkestruar 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Java e parë e Prillit, zbuloni çfarë thonë yjet për ju

02/04/2018
in Horoskopi
Reading Time: 7 mins read
A A
Java e parë e Prillit, zbuloni çfarë thonë yjet për ju

Të dashur lexues ju uroj një muaj të mbarë! Kjo periudhë karakterizohet nga vështirësi, tensione, pengesa dhe lodhje, por kjo nuk do të thotë se nuk do të gjeni zgjidhje në situatat dhe marrëdhëniet që ju jeni të interesuar të stabilizoni. Datat 1 dhe 2 prill janë ditë të vështira në të gjitha drejtimet, pasi ekziston akoma ndikimi i Hënës së plotë dhe kryesisht Marsi vjen në lidhje të ngushtë me Saturnin, një aspekt mjaft negativ. Për fat të mirë Venusi ka kaluar në shtëpinë e saj, në shenjën e Demit dhe përmirëson situatën. Në 5/4 Mërkuri retrogradë në aspekt jo harmonik me Saturnin sjell tensione në komunikim dhe pengesa të përgjithshme, kështu që mirë është të jeni të kujdesshëm se çfarë do të thoni dhe si do ta thoni. Në 7/4 Venusi në lidhje harmonike me Saturnin favorizon stabilizimin e marrëdhënieve që janë përballuar me kohën. Ndërsa në 11/4 aspekti harmonik i Venusit me Marsin i jep ditës nuanca erotike, por njëkohësisht të njëjtën ditë nuk do të mungojë dhe presioni apo tendencat për sundim në mungesë të harmonisë së Diellit me Plutonin.





DASHI

Po kaloni një periudhë të vështirë, gjatë të cilës marrëdhëniet dhe biznesi apo çështjet profesionale janë duke u testuar, madje disa prej jush mund të kenë përfunduar tashmë një marrëdhënie ose një bashkëpunim. Nuk ka arsye shqetësimi pasi çdo gjë u bë për të mirën tuaj, marrëdhëniet pa bazë duhet t’i lënë vend marrëdhënieve apo bashkëpunimeve të reja që do të vijnë brenda muajit prill. Sa për ata që janë në lidhje që i kanë rezistuar vështirësive është koha që t’i marrin ato më seriozisht dhe të investojnë në stabilizimin e tyre. Tregohuni të kujdesshëm në 5/4 se mund të hyni në konflikt pa e kuptuar sidomos në ambjentin e punës. Lidhur me financat tuaja, është një periudhë që favorizon ekuilibrimin dhe rritjen e të ardhurave, madje javën që vjen 11/4 është një ditë mjaft pozitive për planet profesionale dhe ekonomike, por dhe për jetën tuaj erotike.


DEMI

Me Venusin në shenjën tuaj, kaloni një periudhë mjaft të favorshme dhe njëkohësisht keni nevojë për përkëdhelje dhe ngrohtësi. Marrëdhëniet ekzistuese do të ringjallen dhe do të forcohen, ndërsa sa për ju që kërkoni një lidhje të re ose kërkoni dashurinë mundësitë janë të shumta, mjaft që ju të dilni nga shtëpia. Perspektiva të reja hapen dhe në sferën profesionale dhe sidomos për ju që merreni me artin është një periudhë frymëzimi për projektin tuaj të ri. Për sa i përket financave nuk kalojnë fazë lulëzimi dhe për këtë arsye ju duhet të gjeni zgjidhje duke shqyrtuar praktikat e së kaluarës. Mos u konsumoni duke u marrë dhe duke zgjidhur problemet e të tjerve.

BINJAKËT

Ju jeni në një fazë rishikimi dhe rivlersimi të situatave që janë të lidhura drejtpërdrejt me mënyrën se si do të përballoni çështjet ekonomike që ju stresojnë dhe njëkohësisht ndikojnë në gjendjen tuaj psikologjike. Besoni intuitën dhe instiktin tuaj në gjetjen e zgjidhjeve. Megjithëse ju mund përballoni çështjet e mësipërme, klima nuk do të jetë më pak e favorshme për biznesin tuaj. Gjithashtu edhe në fushën sentimentale gjërat janë mjaft pozitive, ju vazhdoni të flirtoni, të takoheni me miq nga e kaluara por dhe të rinj dhe nuk përjashtohet mundësia të jetoni një dashuri të fshehtë.

GAFORRJA

Marrëdhëniet tuaja, veçanërisht profesionale, por edhe personale kalojnë krizë dhe është e mundur që disa nga ju të keni përjetuar fundin e një marrëdhënie apo bashkëpunimi. Për sa u përket juve që kaloni një stres ose vështirësi në marrëdhëniet tuaja, gjërat do të përmirësohen dhe ndoshta rol të rëndësishëm në këtë drejtim do të luajë një nga miqtë tuaj i cili do ndihmojë në stabilizimin e tyre. Ndërsa ju beqarët e shenjës ka mundësi të gjeni dashurinë ne ambjentin tuaj miqësor. Njëkohësisht kjo periudhë është mjaft e favorshme për të krijuar një miqësi të fortë që do të përballojë vështirësitë e kohës dhe mund t’ju ndihmoj edhe në planet tuaja lidhur me punën apo biznesin. Rishikoni dhe organizoni programin tuaj.

LUANI

Kemi thënë që po kaloni një periudhë intensive dhe të stresuar në punë dhe në jetën tuaj të përditshme, kështu që këtë javë përpjekjet tuaja do të vlerësohen dhe gjërat do të përmirësohen për ju. Hapen perspektiva të reja në biznesin tuaj, krijohen situata të favorshme pune dhe ndjeni kënaqësi nga vlerësimi që do të keni nga drejtuesit apo përgjegjësit e punës. Marrëdhëniet tuaja me kolegët bëhen më miqësore dhe nuk përjashtohet mundësia që dikush nga ambjenti i punës të tregojë interes erotik. Një person nga e kaluara mund t’ju vijë rotull dhe të përpiqet të kthehet përsëri në jetën tuaj. Çështje ligjore dhe bashkëpunime me jashtë vazhdojnë t’ju preokupojnë. Që të çliroheni nga stresi që ndjeni mirë është që të merreni me aktivitete, por të jeni të kujdesshëm ndaj aksidenteve të vogla.

VIRGJËRESHA

Puna dhe biznesi ju preokupojnë shumë edhe këtë herë, me çështje të reja, mendime dhe rishikime. Në financat tuaja do të keni shpenzime të pashmangshme, ndërsa në sferën sentimentale gjërat janë pozitive. Do të vini më afër me të dashurin/ën tuaj, disa prej jush mund të keni ribashkim me një marrëdhënie nga e kaluara, perspektivën e së cilës duhet ta rishikoni me seriozitet. Sa për ju që do të njihni një dashuri të re, me Mërkurin retrogradë duhet të dini se e ardhmja e saj është e diskutueshme. Gjatë kësaj periudhe, për ju prindërit nuk do të mungojnë problemet me fëmijët. Sidoqoftë për ju përfaqësuesit e Virgjëreshës, skena e planeteve është pozitive dhe ju premton ngritje.

PESHORJA

Tensionet dhe konfliktet në marrëdhëniet si dhe në familjen tuaj ende mund të vazhdojnë, pasi njerëzit e ambientit familjar mund të jenë shumë pretendues ndaj jush. Megjithatë nuk është momenti i përshtatshëm për të diskutuar dhe zgjidhur problemet, durimi është zgjidhja më e mirë në qoftë se jeni të interesuar të ruani marrëdhëniet. Përpiquni të gjeni një ekuilibër ndërmjet biznesit dhe familjes. Në sferën ekonomike hapen perspektiva të reja dhe mirë është të jeni të përqëndruar në atë drejtim me qëllim që të mbuloni dëme ose humbje të mundshme në shtëpi. Në fushën sentimentale favorizohet kthimi i marrëdhënieve nga e kaluara, ndërsa në vija të përgjithshme ekziston një klimë zilie dhe sunduese. Silluni me diplomaci, gjë që ju e njihni mirë, për të balancuar dhe ekuilibruar marrëdhëniet që ju interesojnë.

AKREPI

Problemet që kanë lindur me njerëzit në punën tuaj ose në ambientin familjar do të fillojnë të zgjidhen dhe marrëdhëniet tuaja do të stabilizohen, pasi për ju fillon një periudhë mjaft pozitive. Venusi në shtëpinë tuaj të shtatë favorizon çdo marrëdhënie dhe bashkëpunim dhe do të zgjasë pothuajse gjatë gjithë muajit prill. Në fushën sentimentale, do të vini më afër me të dashurin/ën, madje do të merrni vendime serioze për marrëdhëniet që ju interesojnë. Sa për ju që kërkoni një lidhje të re, është momenti të dashuroheni. Brenda gjithë këtyre që thamë të mos lëmë jashtë kujdesin për shëndetin dhe të gjeni kohë për relaks dhe çlodhje.

SHIGJETARI

Problemet ekonomike me të cilat po përballeni kohët e fundit do të marrin rrugëzgjidhje në ditët që vijnë. Ndërsa në sferën profesionale gjërat ju favorizojnë dhe kjo ndikon pozitivisht në rezultatet tuaja të punës. Ekziston mundësia të merrni përsipër një punë të madhe apo nevoja për të trajtuar situata të ndërlikuara, të cilat kërkojnë iniciativa nga ana juaj. Përpjekjet tuaja në këtë drejtim do të shpërblehen. Megjithëse keni gjithë këto angazhime, ju nuk humbisni dëshirën për flirt dhe për dashuri. Disa prej jush mund të keni aventura me një dashuri nga e kaluara, ndërsa disa të tjerë mund të gjeni dashurinë tek një person që e shihni përditë, por nuk ju është dhënë mundësia ta njihni nga afër.

BRICJAPI

Shumë veprimtari, shumë punë dhe pak kohë për veten ju premton kjo javë. Familja vazhdon të jetë në qendër të interesit dhe kërkon gatishmërinë tuaj. Nevoja por edhe dëshira për kontroll dhe imponim shkakton probleme në marrëdhëniet tuaja, të cilat dalëngadalë do të përmirësohen. Tregohuni shumë të kujdesshëm në të gjitha drejtimet gjatë fillimit të javës (1,2/4) veçanërisht ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë të shenjës. Për sa u përket financave ato do të favorizohen dhe do të jenë në ngritje. Të njëjtën fat kanë dhe çështjet sentimentale, të cilat do të kenë një interes të veçantë sidomos në 11/4. Gjithashtu është një periudhë që të kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj dhe të preokupoheni me problemet apo përparimin e tyre.

UJORI

Në përgjithësi duhet të jeni të kujdesshëm gjatë komunikimit pasi ato që do të thoni mund të keqinterpretohen dhe njëkohësisht këshillat që mund të jepni të keqkuptohen. Klima, në ditët e ardhshme do të ndryshoj pozitivisht kështu që nuk ka arsye shqetësimi apo t’i merrni gjërat më seriozisht se sa duhet. Të kujdesshëm duhet të jeni edhe me makinën tuaj, të kujdeseni për mirëmbajtjen e saj dhe të mos nxitoni kur e ngisni atë. Vazhdoni t’i kushtoni vëmendje shëndetit dhe nuk përjashtohet mundësia të kaloni disa ditë në shtëpi, për arsye se nuk do të ndiheni shumë mirë. Është një periudhë që ngrohtësinë dhe dashurinë kërkoni ta gjeni në mjedisin tuaj familjar.

PESHQIT

Financat vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes tuaj gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë ekziston mundësia të ndihmoni ekonomikisht një mikun tuaj i cili ka nevojë. Të jeni të sigurtë për ndihmën që do ofroni, pasi nuk e di a do t’i merrni pas ato që do të jepni. Programoni financat tuaja dhe shmangni shpenzimet e panevojshme. Në vija të përgjithshme, është një periudhë gjatë të cilës do të jeni të komunikueshëm, me takime dhe momente të bukura. Lëvizjet dhe udhëtimet do të jenë në programin tuaj gjatë kësaj kohe. /revistawho.com

Tags: horoskopiKrisanthi KalogeriparashikimiYjet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Selena Gomez shfaqet në super formë, stili i saj do t’iu frymëzojë për pranverën e 2018-s

Selena Gomez shfaqet në super formë, stili i saj do t’iu frymëzojë për pranverën e 2018-s








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera