Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Java në gojën e VIP-ave… Përmbledhje e deklaratave më bombastike

25/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
Java në gojën e VIP-ave… Përmbledhje e deklaratave më bombastike

Cilat ishin deklaratat më të bujshme të kësaj jave? Çfarë u kthye në lajm? Po personazhet më të komentuar cilët janë? Programet dhe mediat që prodhuan lajm. Lexoni një përmbledhje të asaj çfarë ndodhi këtë javë…





Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e shtunë ishte i ftuar në emisioni ‘Xing’ të Ermal Mamaqit. Gjatë intervistës në studio, Berisha u përgjigj me elegancë të gjitha pyetjeve, mes të cilave u dha përgjigje edhe kurreshtarëve të medias rozë për marrëdhënien e tij me të fejuarën e të birit, Armina Mevlanin. “Janë në një periudhë bashkëjetese dhe po ecin drejt finalizimit. Absolutisht unë respektoj zgjedhjen e djalin tim dhe te saj”, – tha Berisha.

Alban Hoxha përflitet prej shumë kohësh për një lidhje dashurie me Çiljetën. Portieri i Partizanit, i ftuar në programin e mëngjesit në “Top Channel”, ka folur për herë të parë për këngëtaren duke thënë: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”. Gjithashtu dy moderatorët e kanë pyetur nëse do të jetë ose jo Çiljeta në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër derbin e kryeqytetit dhe Hoxha është përgjigjur duke thënë: “Sigurisht që do jetë! Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë; në një sfidë si kjo e derbit do jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”.


Ish-banorja e ‘Big Brother’ Xhensila Pere e ftuar në emisionin “INterview” në “In Tv” u është përgjigjur me sportivitet të gjitha pyetjeve që i janë drejtuar, duke rrëfyer edhe detaje intime. Ajo ka pohuar se ka kryer marrëdhënie në “Big Brother” dhe ka thënë gjithashtu se e ka provuar seksin anal.

Themeluesje e ‘Savage’, njëherësh dhe vajza e një prej biznesmenëve më të famshëm në Shqipëri, Bora Kokëdhima ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me të fejuarin në emision e Rudina Magjistarit. Ajo rrëfeu në studio detaje nga festa e fejesës gjithashtu foli dhe rreth të fejuarit Olsit, i cili deri më tani ishte i panjohur për publikun. Çifiti i ri kishte rreth një vit e gjysëm që bashkëjetonte. Bora tha se babai i saj linte kokën pas Olsit.

Mihrije Braha rrëfehu një nga historitë e saj më të dhimbshme në një rubrikat më të reja të Gazetës Express. Ajo tregoi se para luftës bashkëshorti i saj u sëmur nga një sëmundje e rëndë dhe për këtë Mihrijës i është dashur të kalojë shumë vështirësi dhe vuajtje pasi dhe djali i saj Platori ndodhej në një moshë fare të vogël. Mihrija e kujtoo këtë ngjarje plot dhimbje dhe lot dhe uroi që të mos i ndodhë asnjërit diçka e tillë.

Fituesja e spektaklit “Dancing With The Stars Albania” ka zbuluar në një intervistë për “GSH” projektet e saj aktuale. Ajo po bashkëpunon me disa investitorë nga Katari për krijimin e një uji dobësimi. Dorina Mema ka folur edhe për personazhet shqiptarë, që duhet t’i kushtojnë rëndësi trupit. Një ndër personazhet që ajo kritioi ishte Enca, për të cilën u shpreh se: “Encën, do doja ta prisja me gërshërë. E kam halë në sy atë dhjamin e saj. E kam shumë të thjeshtë që ta dobësoj”. Pas kësaj deklarate ka pasur replika nga ana e Encës gjithashtu dhe kundërpërgjigje nga Dorina.

Blendi Fevziu ka mbajtur të mërkurën një emision lidhur me sherrin Noizy-Cozman dhe modelin që përcjellin këto ngjarje e këta personazhe në shoqëri. Përveç opinioneve të të ftuarve, në studio foli edhe vetë Noizy përmes një lidhjeje direkte nga Milano. “S’e kuptova as vetë çfarë ndodhi. Por erdhi një makinë me shpejtësi që desh i shtypi çunat dhe jo të ishte Noizy po të ishte kushdo… Pasqyra e ‘Range Roverit’ të hedh në tokë, dhe ashtu i ndodhi shokut tim. I kam parë ato njerëz qindra herë në Shqipëri, po s’kam lejuar t’i prekë njeri se janë në vendin tim e nuk bën. Nuk është ndonjë gjë për t’u treguar. Gazetarët mos e bëjnë qimen tra, si për shembull plaga në kokë. Se nënat qajnë. Dikush lëndohet. Pse nuk bëni lajm që bëra 10 këngë për dy muaj. Ushqeni vetëm gjërat negative”, – ka thënë Rigels Rajku. Më tej pyetjes së Fevziut nëse ai duke qenë personazh publik rrezikon të kthehet në model, reperi iu përgjigj: “Po pse ngaqë jam i famshëm të duroj shpullat turinjve. Nuk linda i famshëm, por u bëra me punë. Nuk i bëj një sy qorr e një vesh shurdh për sytë e botës. Në Shqipëri ke frikë t’i marrësh gazetat se ka vetëm negativitet. Mësova se vlej shumë për atë popull e çdo gjë që bëj do të bëhet bujë e madhe. Nuk e kuptova pse erdhën me armë e pse u bë ai sherr. Më erdhi shumë zor që u ndosha në atë situatë. Nëse do të ketë dikush fuqi të marrë videon nga hoteli, atëherë do të kuptoni se çfarë ndodhi realisht atë ditë. Nëse historia nuk është kështu siç them unë, unë nuk këndoj më”, – e ka mbyllur Noizy deklaratën e tij.

Në pjesën e parë të programit “Top Show Magazine” këtë të premte, u fol edhe një herë për sherrin e famshëm midis reperave shqiptarë Noizy dhe Cozman. Alban Dudushi nga studio realizoi një lidhje me “Skype” me Cozmanin dhe Skivin për të mësuar versionin e tyre të ngjarje. Në deklaratën e tij Skivi tha: “Ne nuk e nisëm, e nisën ata. Unë kisha një takim pune, dita e tretë që mbaja takime aty. Isha i shoqëruar me Sofia Kastriotin. Para portës ishin 10 veta jashtë. Sapo u afrova në hyrje ata filluan të më shanin në mënyrë të turpshme në prezencën e femrës. I thashë “shqipe ju lutem mos flisni se nuk është koha e as momenti”. Sapo u ula brenda e pa porositur e thirra menaxherin e hotelit dhe i shpreha shqetësimin maksimal. Ai foli me ta, u kthye dhe na kërkoi falje. I telefonava Cozmanit që të vinte të më merrte nga takimi se kishim punë. Pistoleta është nxjerrë për të frikësuar njerëzit. Unë isha brenda hotelit dhe s’kam qenë fare pjesë e përleshjes.  Është e vërtetë se isha në takim me Behgjet Pacollin. Fyerjet s’më bëjnë përshtypje se jam njeri me integritet. S’ka të bëjë sherri me Babastars apo me të kaluarën e muzikën, se grupi është 20 veta. Nuk ja vëmë veshin provokimeve. Jemi të vetmit në industri që nuk fyejmë askënd. Janë gjëra të ulëta e jo adekuate për nivelin tonë. Nuk ka qenë kurrë në interesin tonë të bëjmë problem. Askush nuk ka anuluar koncerte për këtë shkak. Nëse përballemi sërish me Noizyn do të mbajmë të njëjtin qëndrim si gjithmonë. Po të mos prvokonte grupi OTR para katër viteve, asgjë nga këto nuk do të kishtë ndodhur”, – ka përfunduar ai. Ndërkohë Cozman ka thënë se: “Duke ardhur në hotel isha me një shok, Albertin. Në oborr ishin shumë vetura. Sa hyra brenda në oborr shoh një grup me 10-15 veta. Sapo ndala veturën njëri prej tyre e rroki me krah pasqyrën time. Sapo dola jashtë 4-5 vetë më sulmuan. Nga ana tjetër një grup e sulmoi Albertin. Kemi nis një përleshje dhe pas disa sekondash kam dëgjuar të shtëna. Policia ishte aty dhe jam shtrirë për tokë”, – ka përfunduar ai.

Tags: DeklaratatjavaVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
Ditëlindjet Vip, ja kë duhet të urojmë këtë javë

Ditëlindjet Vip, ja kë duhet të urojmë këtë javë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera