Kjo javë në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore.
Dita e hënë në vendin tonë parashikohet të jetë mot të vranët dhe reshje shiu. Ndërsa verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore. Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 9 °C.
Mot kryesisht të kthjellët e me diell pritet të mbajë ditën e martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 11 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 5 deri në 11 °C./revistawho.com








