Nuk është më sekret që diva e muzikës botërore, Beyonce, është në pritje të dy binjakëve. Ajo që çifti po mundohet të ruajë me fanatizëm është gjinia e bebeve. “Bey dhe Jay e dinë gjininë e fëmijëve, por duan ta mbajnë sekret”-shprehen burimet për Hollywood.com. Por përsëri sipas këtij portal mendohet se njëri nga bebet është djalë, duke qenë se në shtëpinë e çiftit po sundojnë gjërat bojëqielli së fundmi. Duket se çifti nuk mundet ta mbajë dhe për shumë kohë të fshehtë gjininë e bebeve që presin./revistawho.com