Pak ditë para se të bëhej pjesë e aventurës në “BBVK2” u përfol se Blero ishte ndarë nga e dashura e tij aktuale. Disa postime në “Instagram” rritën dyshimet, ndërkohë që pas hyrjes së tij në shtëpi, u kuptua se lidhja vazhdon. Blero ka folur me banorët për të, teksa shpesh e ka përshëndetur dhe “live”. Së fundmi ka qenë pikërisht e dashura e tij që i ka shprehur mbështetjen dhe dashurinë këngëtarit.
“Dashuri, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, ti je gjithmonë fituesi im, çdo ditë, Të dua”, shkroi ajo krahas fotots së Bleros.









