Konfliktet publike mes Feros dhe ish bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli duket se ende nuk kanë të sosur. Fero ka ndarë në rrjetet sociale, një foto të modeles në Dubai ku së bashku me të bijën, ajo duket nën shoqërinë e një mashkulli.
“Ndërkohë në Dubai, me të dashurin e ri (Hasanin) dhe me vajzën time,” shkruan Fero mbi foton e publikuar.
Reagimi i modeles ka ardhur thuajse menjëherë. Përveç ofendimeve për ish bashkëshortin, ajo ka shkruar se personi në fjalë është një agjent real estate, me të cilin po bisedonte për apartamente.
“Hi njerëz. U zgjova në këtë orë të herët si çdo ditë për lutjet e mija dhe pashë disa mesazhe të çuditshme, të cilat e dija saktë se nga do buronin… crazy pyscho ex. Le të themi se na ke lodh tu bo si një 7-vjeçar që sapo ka hap Instagram. Hasani hasani. Ai “hasani” është një real estate agent që po bisedoja për apartamente.
Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjëra të shëmtuara dhe shpifje, vetëm po e tregon karakterin e mashkullit të ulët që e ke. Thuaj ca të duash, betejën e ke humbur moti kohë… Nuk më bën aspak për mendimin e të tjerëve sepse jam shumë e zënë me angazhime prindërore. Unë të uroj shërim sa më të shpejt”, ka shkruar Arbenita.