Marrëdhëniet me një narcisist janë shpesh të vështira dhe rraskapitëse. Narcisistët kanë një nevojë të madhe për vëmendje dhe adhurim, ata shpesh manipulojnë për të marrë atë që duan dhe nuk tregojnë ndjeshmëri për ndjenjat e të tjerëve.
Narcisistët krijojnë shpesh një cikël sjelljeje herë të ftohtë, herë të ngrohtë ku herë shfaqin dashuri dhe herë përbuzje ose kontroll, duke krijuar një marrëdhënie të paqëndrueshme.
Për të ruajtur vetveten në një marrëdhënie të tillë, është e rëndësishme të kuptoni shenjat e sjelljeve narcisiste.
Si fillim, tashmë dihet se narcisistët janë të prirur për të vënë veten dhe nevojat e tyre në qendër të gjithëçkaje, duke injoruar ndjenjat dhe mirëqenien tuaj. Këta individë kërkojnë vazhdimisht vëmendje dhe lavdërime, dhe shpesh përdorin kritika për të ruajtur kontrollin mbi partnerët e tyre.
Një mënyrë e rëndësishme për të ruajtur veten është të vendosni kufij të qartë dhe të jeni të kujdesshëm ndaj shenjave të manipulimit, si fajësimi apo minimizimi i ndjenjave apo shqetësimeve tuaja.
Gjithashtu, mos humbisni besimin në vete —narcisistët shpesh përpiqen të dobësojnë vetëvlerësimin e partnerit për të ruajtur fuqinë.
Mos harroni të shpenzoni kohë me njerëz pozitivë që dinë t’ju dëgjojnë dhe t’jua ngrenë humorin.
Dhe së fundmi, nëse ndiheni të bllokuar apo të lënduar emocionalisht, merrni parasysh ndihmën profesionale. Qoftë për partnerin – nëse ai do të pranojë – por dhe për veten. Kujdesi për mirëqenien tuaj emocionale dhe vlerësimi i vetes është thelbësor për të ruajtur shëndetin dhe lumturinë tuaj në marrëdhënie të tilla.