Muajt e fundit për Dafina Zeqirin kanë qenë të mbushur plot me suksese. Shpesh e shohim që këngëtarja të postojë në rrjetet sociale foto ku ndan me fansat momente nga karriera e saj, por gjithashtu ajo nuk ka nguruar të bëjë publik imazhin e nënës së saj Melihate Zeqiri. Përpos tatuazhit që i dedikoi Melihates, Dafina së fundmi ka publikuar disa fotografi ku shpreh admirimin për nënën. “Jo sepse je nëna ime, por ti je shumë e bukur”- ka shkruar këngëtarja krahas fotove.
Kujtojmë se Melihate Zeqiri ka qenë një nga këngëtaret më të dalluara të muzikës së vjetër qytetare dhe Dafina nuk kishte si të mos e trashëgonte zërin e saj. /revistawho.com