Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“JE SI NJË LIBËR I HAPUR”/ Ja si t’i “lexoni” edhe ata që nuk njihni, mos gjykoni nga “kopertina”

28/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“JE SI NJË LIBËR I HAPUR”/ Ja si t’i “lexoni” edhe ata që nuk njihni, mos gjykoni nga “kopertina”

Njerëzit që ne njohim mirë janë si libra të hapur për ne, por ne mund të “lexojmë” edhe disa të huaj ashtu siç “lexojmë” miqtë tanë. Kjo falë një projekti të ri të quajtur Human Library Albania (ose Biblioteka Njerëzore në Shqipëri)





Ky event interaktiv, që realizohet për herë të dytë në Shqipëri, ju mundëson të merrni me qera kohën e pjesëmarrësve të ndryshëm, të cilët quhen “libra”, dhe të mësoni e kuptoni më tepër mbi jetën e tyre. Çdo seksion zgjat rreth 30 minuta dhe vetëm 1-3 persona mund të dëgjojnë njëherazi ndërkohë që “libri” rrëfen historinë e tij.

Midis librave të Human Library Albania mund të përmendim: një prezantues emisionesh televizive të verbër, një kitarist-kantautor 95% i verbër, një djalë gay, një prift me ngjyrë që shërben në Shqipëri, një vajzë biseksuale, një besimtare muslimane me profesion profesore në universitet, një vajzë me çrregullim të sindromës down dhe nënën e saj, një mësuese të meditimit transhendental, një burrë në karrocë, DJ i parë femër në Shqipëri etj.


Koordinatori i projektit “Human Library Albania” Gent Likaj, thotë se “librat” u përzgjodhën qëllimisht nga formime kulturore dhe stereotipizime të shumëllojshme duke përfshirë: shtetas të huaj, shqiptarë që kanë jetuar jashtë, persona me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, njerëz të orjentimeve të ndryshme fetare dhe seksuale.

Duke parë interesin e “lexuesve” gjatë eventit tonë të parë, vendosëm që kësaj radhe bibloteka jonë njerëzore të jetë e hapur për një kohë më të gjatë, dhe gjithashtu numri i librave do jetë më i madh.

Kjo është hera e dytë që Human Library Albania organizohet nga Rotaract Club Tirana, me të drejta të plota të konfirmuara nga organizata mëmë – Human Library Organization (http://humanlibrary.org/).

Human Library është një lëvizje sociale ndërkombëtare që ka për qëllim të inkurajojë bisedat e hapura dhe të sinqerta, si dhe të sfidojë stereotipet dhe stigmat e zakonshme të shoqërisë. Ajo i ka fillesat në Danimarkë 16 vjet përpara, dhe që atëhere është përhapur në më shumë se 60 shtete.

Rotaract Club Tirana është një grup të rinjsh vullnetarë, nga mosha 18-30 vjecë që përpiqen të organizojë projekte inovative në të mirë të komunitetit ku jetojnë. Qëllimet e Rotaract si organizatë ndërkombëtare janë rritja e aftësive drejtuese dhe dinjitetit personal, inkurajimi i praktikës dhe përhapjes së normave të larta etike në biznes, po ashtu promovimi i mirëkuptimit dhe paqes mbarëbotërore.

Human Library Albania do të mbahet ditën e djelë, më datë 30 Prill, nga ora 10:00 deri në 18:00, në ambientet e Innovation Hub në Tiranë.

Pyetjet e edukuara dhe pa doreza janë të domosdoshme në Human Library.

Mjatojnë 30 minuta për të dëgjuar një histori ndryshe dhe për të luftuar një paragjykim të pavendtë.

Hyrja është e lirë, mjafton të prenotoni vendin tuaj.

Më shumë info në:

https://www.facebook.com/events/1275540772541987/

Video Prezantuese per eventin:

RevistaWho.com

 

Tags: Human Library Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura
Breaking News

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura

24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin
Breaking News

Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin

24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon
Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh
Breaking News

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh

24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Breaking News

Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!

24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?
Breaking News

Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?

24/12/2025
Next Post
“Si ta quaj këtë dashuri”, Kushi përfundon përsëri në krahët e Arnav, ja çfarë do ndodhë të hënën

"Si ta quaj këtë dashuri", Kushi përfundon përsëri në krahët e Arnav, ja çfarë do ndodhë të hënën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera