Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve 12/01/2026
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Je zgjuar keq? Trend-i më i ri në TikTok bën lodhjen të duket seksi dhe ne jemi shumë dakord! 

21/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Je zgjuar keq? Trend-i më i ri në TikTok bën lodhjen të duket seksi dhe ne jemi shumë dakord! 

Harrojeni gjithë ato korrektorë që premtojnë se do t’ju fshijnë rrathët poshtë syve sikur të mos kishit parë kurrë natë pa gjumë. Vajzat e TikTok-ut kanë shpallur rebelim: në vend që të shtiren sikur kanë fjetur tetë orë, po e kthejnë lodhjen në statement look. Ky është “tired girl” makeup – pra, sa më shumë të dukesh sikur të duhet një kafe urgjent, aq më cool je.





Çfarë është ky trend?

Imagjinoni pak një kombinim mes gotikut të viteve ’90, filmave të Tim Burton dhe pamjes së Helenës Bonham Carter në çdo rol që ka bërë ndonjëherë. E gjitha ka të bëjë me theksimin e asaj që zakonisht mundohemi ta fshehim: rrathët e zinj, fytyrën e zbehtë, faqet e futura. Në vend të bronzer-it me shkëlqim, vajzat po përdorin nuanca kafe-burgundy për të theksuar qeskat nën sy dhe konture gri për të krijuar efektin “nuk kam parë diell që nga marsi”.

Ky trend është pjesë e valës më të madhe të “undone beauty” – një qasje që preferon autenticitetin ndaj glam-it të lëmuar e perfekt.


Si ta bëni vetë “tired girl” makeup

  • Filloni nga sytë: Harrojeni korrektorin. Merrni një buzëkuq rozë-pjeshkë dhe përdoreni si bazë. Pastaj shtoni tone kafe, gri e burgundy rreth qepallave dhe poshtë syrit. Sa më i çrregullt blending-u, aq më realist rezultati.
  • E lini penelin të rrëshqasë: Një vijë kafe e zbutur mbi qerpikë, e tërhequr poshtë në vend që të ngrihet lart, jep efektin “më mbyllni dritën, dua të fle”.
  • Minimalizëm në pjesën tjetër të fytyrës: Një shtresë shumë e hollë fondatine, pak blush të zbehtë dhe një kontur të ftohtë që e bën fytyrën të duket si pas një nate me Netflix deri në orën 5 të mëngjesit. Përfundoni me një lip balm dhe pak maskarë.

Pse po bëhet kaq viral?

Sepse është trendi që na kupton. Të gjithë kemi dalë nga shtëpia duke menduar: “Shpresoj të mos më shohë njeri që jam pa gjumë”. Tani, TikTok-u thotë: jo vetëm që mund të të shohin, por mund ta bësh edhe trend. Lodhur apo e pushuar, je hot në të dyja rastet.

Në fund të fundit, kush do të kishte menduar se rrathët e zinj poshtë syve do të bëheshin aksesor bukurie? Mirë se vini në epokën ku lodhja është luks.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta
Breaking News

Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta

11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
Next Post
Qielli fsheh sekretin e tij: “Hëna e Zezë” po vjen këtë fundjavë! 

Qielli fsheh sekretin e tij: "Hëna e Zezë" po vjen këtë fundjavë! 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera