Këngëtarja e cila po synon të prek tregun europian, po ja del! Ka qenë pikërisht një media gjermane e cila ka shkruar për këngëtaren shqiptare, të cilën e ka vlerësuar shumë duke tërhequr paralele mes saj dhe këngëtareve me famë botërore, Rihanna. Bëhet fjalë për Era Isterfin, ku portali gjerman WDR e ka cilësuar si një fenomen të vërtetë duke e krahasuar me Rihannan. “Tekstet e Erës janë të përziera mes shqipes dhe anglishtes, ndërsa muzika është elektronike. Zëri i saj ngjanë me të Rihannës ndërsa ajo është shumë atraktive në skenë. Sa mirë do të ishte që një ditë të shihej kjo këngëtare në duet me Rihannan”, shkruan portal gjerman. Deri më tani ‘Bon Bon’ i Era Istrefit ka arritur mbi 30 milionë klikime në kanalin muzikor ‘YouTube’.