Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

JEHONA QË LA PAS #ORAESUPERMUZIKËS

05/06/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
JEHONA QË LA PAS #ORAESUPERMUZIKËS

Fundjava që lamë pas ishte padyshim një fundjavë magjike në Tiranë. Askush nuk e kishte menduar që ky muaj do të niste me dy nga emrat, tashmë të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare.
Në 1 qershor ishte e vështirë të zgjidhje një orar për të qenë pjesë e #OraeSuperMuzikes, për shkak se stendat e ALBtelecom ofronin argëtim gjatë gjithë kohës dhe artistët performues ishin vërtetë më të mirët.
Ermal Meta këndoi dhe performoi me kitarë e në piano. Talenti multi-instrumentist ndau me publikun momente nga jeta e tij personale, duke dhënë më në fund dhe shpjegimin përse shqipja e tij tingëllon pak si e vjetër (Ermali flet shqip më së shumti me gjyshen, kështu që shprehjet e tij popullore janë paksa të një brezi tjetër).
Karizmatike dhe me një look krejtësisht të ri, Rita Ora rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve te #SuperStacioni dhe dhjetëra mijëra të tjerëve që e ndoqën në media dhe rrjete sociale. Një diva absolute, Ora solli performancat e saj më të mira e më të ndjera në skenën e ALBtelecom.
Çdokush që ndodhej në skenë bëri foto, story apo video live. Aq sa u shënua një numër rekord postimesh falë #internetpertegjithe, me stacionin më të ri me Wi-Fi falas të ofruar nga ALBtelecom, pikërisht në Sheshin Skënderbej. Ata që ndodheshin në rreshtin e parë, përjetuan nga shumë pranë eksperiencën e jashtëzakonshme. Mjaft të rinj e të rritur, kishin udhëtuar për koncertin jo vetëm nga të gjitha qytetet në Shqipëri, por dhe nga jashtë kufirit.
Dhurata të shumta dhe GB falas u dhuruan për pjesëmarrësit realë e virtualë të eventit më të madh të vitit, si për të theksuar që ALBtelecom vazhdon të ketë në prioritet abonentët e tij [#mejuteparet].
Dhurata më e bukur ishte mundësia që ALBtelecom i dha fituesve të konkurseve të shumta që zhvilloi në rrjetet sociale për të takuar e për të bërë foto me idhujt e
tyre! Djem dhe vajza bënë ëndrrën e tyre realitet, duke marrë pjesë në pyetësorët që ALBtelecom publikoi përgjatë javëve të fundit për të dhuruar këtë mundësi që vjen një herë në jetë. Por, akoma më e rrallë ishte dhe surpriza e tetë vajzave, të cilat u ngjitën në skenë me Rita Orën gjatë performancës së hitit të saj më të fundit “Girls”! Një emocion i papërshkrueshëm, i cili u transmetua edhe te publiku i pranishëm.
Rita Ora dhe Ermal Meta tashmë kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në kujtimet e fansave të tyre më të zjarrtë, por dhe në historinë e eventeve, të cilat bashkuan shqiptarë e të huaj për një koncert të niveleve botërore.
Por, festa nuk ka mbaruar, përkundrazi! #SuperStacioni do vazhdojë rrugëtimin e tij me #internetpertegjithe, duke sjellë në të gjithë Shqipërinë digjitalizim, Wi-Fi, lojëra, argëtim, dhurata dhe emra të mëdhenj të muzikës dhe artit në çdo cep të Shqipërisë. Ndaj jehona e këtij eventi dhe atyre që priten në vijim do të zgjasë përgjatë gjithë stinës së verës.






74A4319B-768F-4112-968A-C34C8DC90DDB 88F5D70E-AC99-451F-A862-95C56D8E9274 D67A6904-13BE-4340-B88A-5371FDE1EBA3 E9434D41-BEC2-498A-8DBC-8538DCA1CE2D 64C33D92-8D97-4134-8A7D-E291E244AFA4 E251C6DC-8D97-4061-AE8B-C49E855D4DB9 E16FF45B-8053-480B-BFCC-71C2701ED0C3 C657061E-5592-411E-8C8C-E95896E9DD9E 475BC9C1-41C1-4054-87F0-AC21463AE118 7929CCB6-308A-4481-BBF7-C07F98F6DB18 433D975F-EB8C-4007-A80B-64DACE0091FA EB1BAC5E-F75E-47A4-AF3F-E7A066851ED8 1D8405A4-BCE7-4628-A9C1-B8CB6DCC4F69
<
►
>
Tags: Albtelecomermal metaOra e super muzikesRita Ora
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Next Post
Vajza e Fjolla Morinës është rritur, tashmë nënë e bijë janë miket më të mira të njëra-tjetrës

Vajza e Fjolla Morinës është rritur, tashmë nënë e bijë janë miket më të mira të njëra-tjetrës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera