Pas rikthimit të Jozit në shtëpi, raportet mes tij dhe Loredanës janë krisur, ndërsa afrimiteti i tij me Valbonën është bërë edhe më i dukshëm. Madje, ka pasur momente kur Valbona e ka mbështetur kokën mbi supin e tij, ndërsa Loredana ndodhej aty.
Ata kanë deklaruar se janë thjesht miq, por shumë e kanë vënë në dyshim këtë raport. Gazetarë dhe ndjekës të shumtë kanë spekuluar se Jozi dhe Valbona kanë pasur një histori dashurie më parë.
Së fundmi, Valbona ka pranuar hapur këtë gjë në mes të një debati mes Jozit dhe Loredanës, duke thënë:
“Jemi ish të dashur, sot jemi shokë…”
Deklarata e saj u prit qetësisht nga Loredana, e cila pranoi se kishte pasur dyshimet e saj. Ndërsa Jozi reagoi duke thënë se me Valbonën nuk do të bënte gjë dhe se e kaluara nuk ka rëndësi.
Nga ana tjetër, Jozi ka theksuar se ai dhe Loredana nuk janë për njëri-tjetrin dhe se dëshiron të vazhdojnë rrugëtimin të ndarë.








