Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Jemi të dashur, gati për martesë”, zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës për biznesmenin që e shoqëronte në makinë

05/10/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
“Jemi të dashur, gati për martesë”, zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës për biznesmenin që e shoqëronte në makinë

Zbardhet i plotë vendimi i gjyqtares së Kukësit, Merita Karaj, që urdhëroi në 22 shtator 2020 lirimin nga qelia të këngëtares Fjolla Morina, ndërsa sot liroi dhe të dashurin e saj, biznesmenin kosovar Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji.





“Shqiptarja.com”, zbulon se shkaqet që çuan në caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” dhe jo “arrest në burg”, për Fjolla Morinën, kanë qënë vajza e saj 5 vjeçe të cilës siç thotë gjykata, Fjolla, po e rrit e vetme. Ndërsa shkak i dytë sipas gjykatës është i dashuri i saj biznesmen Fisnik Syla, me të cilin e arrestuara Fjolla Morina, është njohur dy apo 3 muaj më parë dhe ka plane për martesë. Ndërsa shkaku i tretë që ka çuar në lirimin e Fjolla Morinës nga burgu, ka qenë rrezikshëmria e ulët shoqërore që ajo ka si dhe mundësia zero e prishjes së provave materiale.

Para gjyqtares Merita Karaj, Fjolla Morina ka dhënë dëshminë e saj, duke treguar se biznesmenin Fisnik Syla, e ka të dashur, duke shtuar se janë gati për martesë. Ndër të tjera Fjolla deklaron se: “Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë, pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe Fitim Mujin, shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën m`a ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin, e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatëzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv”.


Për këtë ngjarje dëshmi para gjykatës ka dhënë dhe Fisnik Syla, i cili ndër të tjera ka delaruar se:

“Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji, e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla, kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim. Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papunë”.

Gjithashtu dëshmi ka dhënë dhe shoferi Fitim Muji, i cili ndër të tjera ka pohuar se:

“Jemi nisur nga Kosova për Tiranë me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se me Fjollën njihem pasi me Fisnikun, jam shok dhe kam udhëtuar me ta si shok dhe shoqe, pasi Fjolla kishte punë në Tiranë për muzikë. Unë nuk kisha dijeni për armët pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë. Fisniku është shoku im dhe ka lidhje me Fjollën, pasi janë të dashur”.

Gjykata e Kukësit thotë se arma që i është gjetur në çantë Fjolla Morinës, është e rregullt teknikisht dhe e aftë për të bërë qitje. Ndërsa arma tjetër është imitim pistolete dhe në dukje me sy të lirë dallohet që është çakmak.

Gjatë procesit gjyqësor, avokatët e Fjolla Morinës, Aurora Guska dhe Andi Duraj deklaruan se arma e kapur në çantën e këngëtares hyn në kategorinë e armëve sportive dhe ka të bëjë me kundravajtje penale. Ndër të tjera avokatët i thanë gjykatës se:

”E mirëkuptojmë faktin se gjykata mund të jetë nën presionin e mediave, që për klikime shkruajnë të paimagjinueshmen, pasi duam-s`duam në këtë rast, efekti negativ është dhënë në publik. Kërkojmë nga gjykata që t`i lerë mënjanë “fake news” e të gjykojë me qetësi, drejtësi e paanshmëri këtë çështje”.

Nisur nga kjo situatë, dhe duke marrë në konsideratë tre kriteret e lartë përmenduara, gjykata e Kukësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për Fjolla Morinën dhe “arrest në burg” me afat 30 ditor për të dashurin e saj. Ndërkohë 15 ditë pas qëndrimit në burg të të dashurit të saj, Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muja, me kërkesë të prokurorisë së Kukësit, sot gjykata urdhëroi lirimin e tyre nga burgu, ç’ka ka sjellë ribashkimin e çiftit në ambjentet e shtëpisë me qira, ku Fjolla Morina, po qëndron aktualisht.

/Shqiptarja.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës

06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija
Breaking News

Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija

06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…
Breaking News

Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…

06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!
Breaking News

“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!

06/01/2026
Next Post
Kemal e mbyll Ejlylin në një shtëpi të braktisur, nesër në “Lule të vetmuara”

Kemal e mbyll Ejlylin në një shtëpi të braktisur, nesër në “Lule të vetmuara”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera