Të gjithë e dimë pak a shumë se pas një videoklipi të thjeshtë kënge qëndron një stafi i madh që çdo gjë të realizohet si duhet. Megjithatë gjithmonë jemi kuriozë të shikojmë çfarë ndodh gjatë prapaskenave të realizimit të videoklipit. Duhet thënë se pas produktit final që sheh publiku, qëndron një punë e gjatë e lodhshme, por edhe shumë e bukur njëkohësisht. Këtë gjë na e ka treguar edhe Ronela Hajati me prapaskenat nga kënga e saj më e fundit ‘Do ta luj’. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një moment shumë të shkurtër të xhirimeve, që duket se Ronela i ka shijuar vërtetë shumë. “Shpirti ma di sa kemi qeshur atë ditë…”, – ka shkruar ajo. Por përveç kësaj bie në sy se të gjithë njerëzit janë kuriozë të shikojnë se çfarë po ndodh, duke qenë se i gjithë videoklipi i kësaj kënge është realizuar në disa nga vendet më të frekuentuara në Tiranë. Në fakt duket se Ronela ka shumë dëshirë që të tregojë gjithmonë çfarë ndodh pas asaj që publiku shikon, duke qenë se dhe më parë nëpërmjet ‘Instagram’-it ajo shfaqi prapaskenat e këngës ‘Maje men’. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bkh2ncBHKsb/?taken-by=ronelahajatiofficial