Ata që nisin një dietë, përballen me problemin e shmangies së produkteve të bulmetit. Djathi zakonisht është një nga ushqimet e para që lihet kur i futesh dietës, por ka disa bulmetëra që mund t’i konsumoni pa problem, edhe pse jeni duke mbajtur dietë.
Gjalpë pa kripë – Mund ta konsumoni me një fetë bukë të thekur. I mirë për shëndetin sepse ka kalcium, magnez dhe vitaminë A.
Rikota – Alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar djathin e rëndë. Rikota është e lehtë dhe e pasur me proteina.
Gjizë pa kripë – Ka pak yndyrë dhe pak kalori. Kjo është dhe arsyeja pse ata që ndjekin dietë me pak kalori nuk janë të detyruar ta eliminojnë tërësisht.
Mocarela – Mocarela pëlqehet edhe nga ata persona që djathin nuk e kanë të preferuar. Është ideale për ata që shpesh kanë pak kohë për të ngrënë ose për të përgatitur ushqim dhe kombinohet pothuajse me të gjitha perimet./TCH