Në sezonin e verës një vëmendje e veçantë ju kushtohet kujdesit të thonjve. Të gjatë, të shkurtër, katrorë apo ovalë? Këto janë pyetjet që qarkullojnë më shumë në trurin e femrave. Shpesh ikonat e modës anembanë botës përpiqen të sjellin trende, që mbajnë emrin e tyre dhe shpesh rezultojnë mjaft të suksesshme.
Modeli më i fundit i thonjve i cili ka pushtuar mbi 4000 vajza është prezantuar nga Kylie Jenner. Ky trend të kthen pas në vitet 90-të dhe quhet “Jelly Nails”. Në pamje të parë të krijojnë imazhin e çizmeve të tejdukshme prej llastiku që janë përdorur gjerësisht vite më parë. Mjaftoi një foto e Kylie jenner dhe tanimë ky është trendi i thonjve i kësaj vere./ revistawho.com