Jennifer Aniston i është bashkuar ditën e sotme ‘Instagram-it’, pas shumë vitesh përpjekje për të qëndruar larg rrjeteve sociale. Mesditën e sotme Aniston pati debutimin e parë në këtë rrjet social me foton më të veçantë. Aktorja ka publikuar një ‘selfie’ me gjithë miqtë e serialit ‘Friends’, Courteney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer. “Dhe tani ne jemi edhe miq ‘Instagram-i’. Përshëndetje ‘Instagram'”, ka shkruar Jennifer përkrah fotos.
https://www.instagram.com/p/B3o8vWDhlOh/
Fotografia e publikuar ka fituar vëmendjen e të gjithëve dhe është shpërndarë me shpejtësi nga mediat e huaja. Pavarësisht se kanë kaluar 25 vite nga transmetimi i serisë së parë, njerëzit vazhdojnë t’i duan njësoj si më parë të gjithë personazhet që morën famë nga ky serial. Aniston ndjek vetëm 81 persona në profilin e saj, duke përfshirë këtu edhe kastin e ‘Friends’. Madje ajo ka bërë shaka duke i thënë Matt LeBlanc se ata nuk duhet t’ja shkruajnë më emrin si hashtag, sepse tani mund ta etiketojnë lehtësisht nëpër foto. /revistawho.com