Teksa kanë kaluar thuajse 2 muaj nga vdekja e aktorit të “Friends”, Matthew Perry, ka folur për herë të parë mikja e tij Jennifer Aniston.
Në një intervistë për revistën Variety, ajo tregoi se mëngjesin e asaj dite kur ai ndërroi jetë kishin shkëmbyer mesazhe bashkë.
“Ai ishte i lumtur. Ishte i shëndetshëm. E kishte lënë duhanin…Ishte i lumtur dhe kjo është e vetmja gjë që unë di,” tha Aniston.
Ajo theksoi se shpreson që bota ta kujtojë ashtu siç ai do të kishte dashur, një njeri që jetoi mirë dhe ndihmoi të tjerët.
“Dua që njerëzit të dinë se ai ishte vërtet i shëndetshëm dhe po përpiqej të ishte i shëndetshëm. Ai po përpiqej aq shumë. Më mungon shumë. Të gjithëve na mungon. Na bënte që të qeshnim me lot”, tha më tej aktorja.