Hollywood-i ka një lajm të ri romantik! Jennifer Aniston ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj lajmin e lumtur për lidhjen e saj me Jim Curtis.
Në një postim në “Instagram”, 56-vjeçarja publikoi një foto bardh e zi ku shihet duke përqafuar partnerin e saj, i cili është trajner i mirëqenies dhe hipnotist.
Krah fotos, Jennifer i ka dedikuar fjalët e ëmbla:
“Gëzuar ditëlindjen, i dashuri im. I çmuar” ❤️
Ky është momenti i parë publik për një lidhje të Aniston që nga ndarja e saj nga Justin Theroux në vitin 2017. Në imazh, dyshja duket e lumtur dhe e afërt, ndërsa fansat dhe miqtë e saj reaguan menjëherë. Kyle Richards la dy zemra në komentet e saj, ndërsa Poppy Delevingne shkroi: “Parajsë”.
Burimet e “Us Weekly” raportojnë se lidhja e tyre është serioze, por shumë private:
“Ata po përpiqen të mbajnë gjithçka shumë private, por kalojnë shumë kohë bashkë. Janë të lumtur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit”.
Përfoljet për Aniston dhe Curtis kishin nisur që verën e kaluar, kur u fotografuan në një pushim romantik në Mallorca. Më vonë, ata u panë edhe në një darkë dyshe në restorantin “Nobu” në Malibu.
Ky është një moment i ri i lumtur për Jennifer Aniston, që duket se ka gjetur sërish dashurinë dhe qetësinë në jetën personale.








