Në një intervistë të sinqertë për revistën Harper’s Bazaar UK, aktorja e njohur Jennifer Aniston ka folur për herë të parë hapur rreth përpjekjeve të saj të gjata dhe të dhimbshme për të krijuar një familje, duke thyer heshtjen mbi një temë që ka qenë burim i vazhdueshëm thashethemesh për gati dy dekada.
“Askush nuk e dinte se çfarë po kaloja,” rrëfen 56-vjeçarja. “Për dy dekada u përpoqa të bëhesha nënë. Kam kaluar në heshtje trajtime mjekësore, in vitro, çajra, çdo gjë që më jepte shpresë. Por nuk ishte puna e askujt, ndaj nuk flisja.”
Aktorja pranoi se shpesh është ndjerë e lënduar nga thashethemet që e portretizonin si egoiste apo që nuk dëshironte fëmijë. “Kjo më lëndonte. Edhe unë jam njeri,” shton ajo.
Aniston tha se i vjen keq që nuk i ngriti vezët më herët, por sot e ka pranuar realitetin me qetësi. “Ajo anije ka lundruar, por nuk kam keqardhje. Jam kjo që jam falë atyre përvojave.”
Ajo gjithashtu i hodhi poshtë me vendosmëri spekulimet e vjetra se Brad Pitt e la sepse ajo nuk donte fëmijë, duke e quajtur këtë “një gënjeshtër të plotë”.
Pas divorcit me Pitt në vitin 2005 dhe ndarjes nga Justin Theroux në 2018, Aniston ka konfirmuar se sot ndodhet në një fazë të re të jetës, e lumtur dhe në paqe me veten. Ajo ka zbuluar se është në një lidhje me hipnoterapistin Jim Curtis, me të cilin ndan të njëjtat vlera për mirëqenie dhe ekuilibër shpirtëror.
“Jam në vendin më të mirë që kam qenë ndonjëherë. Jam e qetë, mirënjohëse dhe nuk ndjej më nevojën për të shpjeguar veten,” përfundoi Aniston.








