Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jennifer Aniston zbulon “sekretin” e dhimbshëm 20 vite pas ndarjes nga Brad Pitt

12/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Jennifer Aniston zbulon “sekretin” e dhimbshëm 20 vite pas ndarjes nga Brad Pitt

Kanë kaluar 20 vite që nga ndarja e shumëpërfolur mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, por kujtimet e asaj periudhe – dhe thashethemet për “trekëndëshin e dashurisë” me Angelina Jolie – ende mbeten të freskëta në mendjen e aktores së Friends.





“Është një material shumë i ‘shijshëm’ për t’u lexuar për njerëzit,” i tha ajo *Vanity Fair* në një intervistë të botuar më 11 gusht 2025. “Nëse nuk kishin telenovelat e tyre, kishin revistat e thashethemeve.”

Ajo e pranon se ishte një periudhë e vështirë. “Është për të ardhur keq që ndodhi, por ndodhi. Dhe, po, e mora shumë personale,” rrëfen Aniston. Receta e saj atëherë? “Thjesht ngrihu, vish çizmet dhe ec përpara, vajzë.”


Në vitin 2005, pak pasi ajo dhe Pitt shpallën ndarjen, aktori u pa publikisht me Jolie, partneren e tij nga *Mr. & Mrs. Smith*. Dyshja pozoi për një set fotografik provokues të *W Magazine* me titull “Domestic Bliss”, duke u paraqitur si çift i martuar me fëmijë – një lëvizje që Aniston e komentoi ashpër atë kohë: “Ka një ‘çip ndjeshmërie’ që mungon.”

Edhe pse nuk ka parë prej kohësh intervistën e saj të atëhershme, ajo ende e kujton qartë: “Ishte një eksperiencë disi tronditëse. Një kohë shumë e ndjeshme. Por po, ishte diçka për në kujtime.”

Pas divorcit, Aniston dhe Pitt kanë ruajtur marrëdhënie miqësore, pavarësisht se mediat shpesh i kanë vendosur në të njëjtin titull me Jolie. “Jemi qenie njerëzore, edhe pse disa njerëz nuk duan ta besojnë. Mendojnë: ‘Ti firmose për këtë, prandaj duroje.’ Por në të vërtetë, ne nuk firmosëm për këtë,” thotë Aniston.

Ajo kujton gjithashtu momentet pas ndarjes, kur xhiroi *The Break-Up* me Vince Vaughn: “Sapo kisha përjetuar një ndarje – një ndarje të vogël, jam e sigurt që askush nuk e mban mend,” tha me shaka. “Ishte si një katarsis… mendova, çfarë mundësie e shkëlqyer.”

Historia e saj me Pitt nisi në 1994, u kurorëzua me martesë në 2000 dhe përfundoi në 2005. Që atëherë, të dy kanë pasur lidhje të tjera – Aniston me Justin Theroux e tani me hipnoterapistin Jim Curtis, ndërsa Pitt është në një marrëdhënie me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar, Aniston e përshkruan lidhjen e saj me Pitt si “të bukur dhe komplekse”: “E dua Brad. Do ta dua gjithë jetën time. Nuk pendohem për asgjë. Ishte një marrëdhënie e mbushur me mësime dhe momente të çmuara.”

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Fundi i “The Kardashians”? Motrat nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës dhe ne jemi gjithë sy e veshë!

Fundi i "The Kardashians"? Motrat nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës dhe ne jemi gjithë sy e veshë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera