Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj veror në Amerikën e Veriut. Ajo e bëri të ditur lajmin këtë të premte.
“Jennifer po merr pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë”, thuhet në njoftim. Pas këtij njoftimi pati edhe një shkrim personal prej sa, Deklarata u pasua nga një shënim personal , “Një mesazh special për të dashuruarit e mi në TheJLo. Më dhemb zemra dhe jam e shkatërruar që ju braktisa. Ju lutem, dijeni se nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme. Unë premtoj se do t’ju kompensoj dhe do të jemi të gjithë përsëri bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër…”, ka shkruar ajo. Së fundmi është përfolur shumë marrëdhënia e saj me Ben Affleck, duke aluduar se janë në krizë dhe ndarja është afër. Megjithatë çdo herë pas një lajmi të tillë, çifti dalin publikisht bashkë, duke mohuar këto zëra. Megjithatë, ky anulim mund të jetë kryekëput për shkak të krizës së tyre në çift.








