Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u kanë dhënë fund thashethemeve për një krizë mes tyre me një dhuratë superluksoze. Çifti i kanë dhuruar vetes një supervilë me vlerë 34 milionë dollarë.
Pas një kërkimi disamujor, ata gjetën shtëpinë e tyre të ëndrrave me shtatë dhoma gjumi, trembëdhjetë tualete, katër kuzhina, një dhomë kinemaje, një palestër, një pishinë, një bodrum vere dhe një SPA.
Vila e stilit Hampton ndodhet në Los Angelos, në zonën midis maleve Santa Monica dhe Oqeanit Paqësor. Vila është e rrethuar nga rreth 4000 metra katrorë tokë, një kopsht i madh ku ata mund të shijojnë klimën e butë të Los Angelos.








