Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan pas 20 vitesh ndarjeje. Faza e re që po kalon çifti nuk është aq e thjeshtë sa duket, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Emme dhe Max, fëmijët e Jennifer Lopez, nuk duan të kalojnë shumë kohë së bashku si familje.
Sipas Lopez në një intervistë për Vogue, ndonjëherë Emme dhe Maximilian preferojnë të qëndrojnë larg saj. Këngëtarja tha se së fundmi një nga fëmijët e saj donte të dilte në market, por ata nuk donin që ajo apo Affleck të shkonte me ta për shkak të zhurmës së pashmangshme.
“Ata duan kohë me miqtë e tyre kur nuk shikohen, ndiqen dhe fotografohen. Tranzicioni është një proces që duhet trajtuar me kaq shumë kujdes. Ata kanë kaq shumë ndjenja. Ata janë adoleshentë. Por deri tani po shkon vërtet mirë. Ajo që shpresoj të kultivoj në familjen tonë është që fëmijët e tij të kenë një aleat të ri tek unë dhe fëmijët e mi të kenë një aleat të ri tek ai, dikë që me të vërtetë i do dhe kujdeset për ta, por mund të ketë një këndvështrim tjetër dhe të më ndihmojë të shoh gjërat që unë nuk mund të shoh me fëmijët e mi sepse jam shumë e lidhur emocionalisht”, ka thënë ajo.








