Jennifer Lopez është në formën e saj më të mirë, teksa shpesh ndan me fansat e saj sekretet e bukurisë.
Së fundmi JLo bëri rutinën e saj të kujdesit të lëkurës për revistën “Vogue” ku u shpreh se fokusohet shumë te kremi kundër diellit dhe pastrimi i fytyrës. Por kjo video e saj i ndau ndjekësit në dy anë, me disa që e komplimentuan për lëkurën mjaft të shëndetshme dhe të tjerë që pohuan se videoja kishte shumë filtra dhe nuk ishte reale.
“Ajo ka bërë shumë trajtime të lëkurës që shumica prej nesh nuk mund t’i përballojnë. Ajo është e bukur, por kjo nuk është lëkurë e pa grimuar , ajo ka make up natyral. Plus filtër. Buzët e saj nuk janë kaq rozë sigurisht”, shkruan një ndjekës.
“Ajo po përdor filtra. Mos u bëno budallenj”, thotë një tjetër.








