Jennifer Lopez ka marrë sërish vëmendjen e rrjeteve sociale dhe këtë herë nuk është martesa e saj e me Ben Affleck apo ndonjë paraqitje tejet provokuese.
JLO dhuroi spektakël në “Saturday Night Live” me Latto dhe Redman, por nuk shkoi mirë e gjithë situatë.
Lopez ishte duke performuar këngën e saj të re “Can’t Get Enough” kur i kanë rënë extensions, duke bërë që disa sekonda ajo të vallëzonte me flokët në duar. Pavarësisht se u përpoq që të sillej sikur nuk ka ndodhur asgjë, ky moment u pikas nga kamerat dhe video bëri xhiron në rrjetet sociale.