Jennifer Lopez ka një shtesë të re dhe të pashme në ekipin e saj të sigurisë pas ndarjes nga Ben Affleck.
Superylli u pa në Londër të enjten duke u kapur për dore me një burrë të gjatë i cili dukej se ishte me origjinë skandinave.
Truproja,i është anëtari më i dukshëm i ekipit të saj të sigurisë, por burimet zbulojnë se ajo ka roje të shumta me vete në çdo kohë, megjithëse ata shpesh janë më pak të dukshëm.
Kanë kaluar gati tre muaj që kur Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga Ben Affleck pas dy vitesh martesë, dhe detajet e saj të reja të sigurisë vetëm sa po shtojnë intrigën rreth jetës së saj pas ndarjes.
Kostoja e punësimit të një truproje mund të ndryshojë ndjeshëm, me tarifat që zakonisht fillojnë rreth 125 dollarë në orë. Megjithatë, për sigurinë e nivelit të lartë, çmimet mund të rriten në 1000 deri në 1500 dollarë në orë, në varësi të përvojës dhe ekspertizës së truprojës.