Edhe këtë vit në “American Music Awards 2025” u mbajt një spektakël madhështor. Ishte Jennifer Lopez ajo që moderoi dhe që në fakt u vendos në qendër të vëmendjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me performancën e saj.

Këngëtarja dhe aktorja u shfaq në skenë me një paraqitje plot pasion, duke puthur balerinët e saj para miliona shikuesve. Performanca u përshkrua nga disa si “e sforcuar”, “e pakëndshme” dhe një “përpjekje e dëshpëruar për vëmendje”.

Momenti në të cilin ajo puthi një prej balerinave të saj në skenë u cilësua si “i panevojshëm” dhe “pa shije”.








