Jennifer Lopez, narkotrafikantja më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë bota e drogës, vjen së shpejti në ekranet e televisionit tuaj.
Bëhet fjalë për rolin e saj të ri, që do të luaj në një film për kanalin UBO.
Sipas The Hollywood Reporter, aktorja dhe këngëtarja 47 vjeçare do të interpretojë rolin e Griselda Blancos, narkotrafikantes kolumbiane më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë bota e drogës dhe krimit të organizuar, e njohur ndryshe si ”La madriana se la cocaina”.
”Për vite me radhë kam qenë e habitur me jetën e kësaj gruaje të korruptuar e të ndërlikuar”-është shprehur Lopez, për gruan e cila ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e kartelit të njohur, Medellín, të udhëhequr nga Pablo Escobar.
Edhe pse ende nuk është bërë i ditur titulli i filmit, ky film do të jetë prodhimi i dytë i HBO, pas ”Mbretëreshës së Jugut” që po ashtu tregonte historinë e një lidere narkotrafikante.