Jennifer Lopez është komentuar shpeshherë për pamjen e saj mjaft të kuruar dhe moshën e cila është thjesht një numër tashmë për të.
Edhe me postimin e fundit në rrjetet sociale 51-vjeçarja i ka surprizuar të gjithë me natyralitetin e saj.
“Mirëmëngjes të gjithëve. Fytyra e mëngjesit”, ka shkruar Lopez krah postimit ku shfaqet me fytyrën pa asnjë lloj makeup-i në të.
Ndonëse vitet kalojnë Jennifer Lopez vazhdon të mbetet ndër femrat më të bukura në botë dhe këtë e provon dhe freskia e këngëtares në çdo moment. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDWfr8dpdXV/?igshid=1jvppk1d1lw3f