Fansat e Jennifer Lopez kanë shijuar setin e saj të fundit të fotove në Instagram që tregojnë se sa mirë duket ajo në moshën 53-vjeçare. Marka italiane e veshjeve intime Intimissimi zgjodhi pak muaj më parë Jennifer Lopez, një nga figurat e famshme më të suksesshme si ambasadore globale të firmës. Lopez ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram duke paralajmëruar koleksionin e ri që do të lansohet në treg, ku aktorja amerikane ka pozuar me një set të brendshmesh rozë, duke lënë një pamje spektakolare të figurës së saj. Postimi u mbush me pëlqime brenda pak minutash, duke arritur pothuajse 100,000 në vetëm gjysmë ore. Vlen të kujtojmë se markat e mëdha si Coach, Guess dhe L’Oreal Paris, për të përmendur disa, kanë pasur Lopez si ambasador vitet e fundit.
View this post on Instagram








