Jennifer Lopez është paditur për postimin e fotove të saj në një festë në Hollywood pasi agjencia e fotografëve dhe paparacëve ka deklaruar se ajo nuk arriti dot të merrte leje për përdorimin e tyre.
Këngëtarja postoi disa foto ku shfaqej në Amazon MGM Studios dhe në festën e Vanity Fair në Los Anxheles, një natë përpara ceremonisë së Golden Globes. Fotografi Edwin Blanco dhe agjencia për të cilën ai punon, Backgrid, kanë ngritur padi duke thënë se zotërojnë të drejtat e autorit për dy fotot.
Backgrid dhe Blanco kërkojnë $150,000 dëmshpërblim për secilën foto. Dokumentet ligjore thonë se Backgrid dhe Blanco kontaktuan përfaqësuesit e JLo pasi i postoi dhe pranoi një marrëveshje dhe kryerjen e pagesës, por s’ka firmosur ende.