Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

Pas një prej historive më të përfolura të dashurisë në Hollywood, Jennifer Lopez duket se po hyn në një kapitull të ri të jetës së saj. Gati dy vite pas ndarjes nga Ben Affleck, këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare ka folur hapur për mënyrën se si e ka përjetuar këtë periudhë dhe për ndjenjën e re të lirisë që, sipas saj, nuk e kishte përjetuar më parë.





 

Në një fragment të intervistës së saj për “Nightline”, të transmetuar në “Good Morning America”, Lopez pranoi se sot ndihet më e qetë dhe më e sigurt me veten. “Jam në periudhën time të lumtur. Mendoj se, për herë të parë në jetën time, ndihem sikur jam e lirë; jam më vete. Dhe ndihet vërtet shumë mirë”, u shpreh ajo. Artistja shtoi gjithashtu se kjo periudhë e ka ndihmuar të ndryshojë mënyrën si e sheh veten:


“Kam arritur në pikën ku vërtet i besoj vetes dhe e vlerësoj veten pak më shumë, në vend që të jem kaq e ashpër me veten dhe të përpiqem gjithmonë të provoj veten”.

 

Megjithatë, rruga drejt kësaj qetësie nuk ka qenë e lehtë. Lopez tregoi se pas ndarjes vendosi të ndalonte gjithçka për t’u përqendruar te familja dhe te vetja. “Kisha nevojë të isha në shtëpi me fëmijët e mi dhe kjo ishte përparësia në atë kohë”, tha ajo, duke shtuar:

“Anulova turnetë dhe thjesht vendosa të rri në shtëpi dhe të përballem me atë që kishte ndodhur, pa ikur prej saj përmes punës, përmes një personi tjetër apo përmes ndonjë gjëje tjetër, thjesht të qëndroj”.

 

Sot, ndërsa vazhdon “Up All Night” në Las Vegas dhe përgatit projekte të reja, Lopez thotë se ndihet më e fortë dhe më mirënjohëse se kurrë. “Unë jam një artiste skene, një argëtuese dhe një aktore. Një sipërmarrëse. Dhe jam e lumtur. Jam e lumtur. Dhe jam e shëndetshme. Dhe jam mirënjohëse”, përfundoi ajo.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Next Post
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera