Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jennifer Lopez po kritikohet në mënyrë të (pa)drejtë nga rrjeti pas reklamës së fundit!

06/04/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Jennifer Lopez po kritikohet në mënyrë të (pa)drejtë nga rrjeti pas reklamës së fundit!

Jennifer Lopez është kritikuar ashpër nga fansat për faktin që lançoi markën e saj të alkoolit, “Delola”.





J.Lo prezantoi kompaninë e saj të pijeve të frymëzuar nga bregdeti italian, por lajmi u prit me reagime të forta nga ndjekësit, të cilët theksuan se J.Lo nuk pi alkool.

“Gjithnjë e më shumë po e kuptoj rëndësinë e shijimit të jetës,” shkroi Lopez në Instagram. “Unë thjesht doja të krijoja diçka më të mirë – diçka me shije më të mirë, përbërës më të mirë, diçka që do të doja ta pija me miqtë dhe familjen time, dhe kjo është Delola.”


Menjëherë pas kësaj, njerëzit nxituan të komentonin për vendimin e saj. “Oh, wow! Kjo është zhgënjyese. Pse të krijosh një pije alkoolike duke pasur parasysh se ke folur për efektet negative të alkoolit dhe faktit që ti nuk pi alkool? Kjo nuk të përshtatet fare. Vërtet, jam kurioz, pse po shet alkool?” shkroi dikush.

Një tjetër ra dakord, duke shkruar: “J.Lo, ti nuk pi alkool. Kjo është si diçka që dihet dhe është theksuar në shumë raste. Dua të them…E kuptoj – paratë janë para – por mamasita, ti nuk pi alkool.”

Në mesin e një morie komentesh që shprehnin zhgënjim, një fans ishte kurioz se pse Lopez zgjodhi të themelonte një markë alkooli duke marrë parasysh problemet e së kaluarës së burrit të saj Ben Affleck me alkoolin, për të cilat ai ka shkuar në rehabilitim disa herë.

“Për hir të së vërtetës, sigurisht që është biznes dhe ka të bëjë me paratë, por thjesht duket shumë e çuditshme të promovosh alkoolin, kur ke folur se sa i keq është alkooli dhe si ndikon në lëkurën tënde dhe pse nuk është pjesë e stilit tënd të jetesës. (Për të mos përmendur problemet e kaluara të Ben). Por hej, të gjithë e kthejmë pllakën për para, apo jo?” tha një tjetër.

Lopez zbuloi se ky projekt daton prej dy vitesh, duke shtuar se Lola është një pseudonim i saj i kahershëm që tregon “anën e saj më lozonjare, të shkujdesur.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Horoskopi ka rezervuar surpriza për ju sot!

Dashuri për Ujorin, investime për Virgjëreshën, fundjava nis plot pasion!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera