Jennifer Lopez vendosi të postojë në rrjetet e saj sociale një imazh krejtësisht larg shkëlqimit që e karakterizon. Përkundrazi, ajo u shfaq në mënyrë shumë natyrale. JLo shfaqet e qeshur, e shtrirë në shtrat, me pizhame mëndafshi jeshile dhe fytyrë të larë, me sa duket sapo është zgjuar.
Megjithatë, disa nga ndjekësit e saj kanë vënë në pikëpyetje natyralitetin e imazhit, duke theksuar se JLo ishte rregulluar për të pozuar sikur sapo ishte zgjuar.
“A fle me grim?” pyeti një ndjekës.
“E bukur por na tregoni më shumë foto reale, askush nuk zgjohet me grim”, shtoi një tjetër.
Ndërkohë, ka pasur të tjerë që kanë theksuar se JLo ka përdorur një filter në foton e saj.
“Keni vendosur filter” vuri në dukje një përdorues.
Mirëpo, këngëtarja ka marrë edhe komplimente për foton e saj, ndërsa të tjerë thonë se vizën e errët poshtë syve e ka pasi nuk e ka hequr tërësisht grimin.









