Përgatituni të mrekulloheni nga koleksioni i këpucëve që Jennifer Lopez ka publikuar në bashkëpunim me Giuseppe Zanotti. Këngëtarja lançoi mbrëmjen e djeshme vetëm një model këpuce teksa lajmëroi se modele të tjera do të publikohen më vonë. Koleksioni quhet “Giuseppe for Jennifer Lopez”. Lajmi i mirë është që këpucët nuk do të jenë aq të shtrenjta sa linja e veshjeve “Kohl”. “Jam shumë krenare për biznesin që kam ndërtuar. Ata më kanë lejuar të sjell produkt të mirë me çmim të arsyeshëm. I kam pasur gjithmonë pasion këpucët. Ndonjëherë e zgjedh veshjen time në bazë të këpucëve”, -tha Jennifer./revistawho.com