Jennifer Lopez ka zbuluar më në fund një sekret që fansat e saj e kanë pritur prej vitesh — cili nga aktorët me të cilët ka punuar është puthësi më i mirë në ekran.
Në intervistën e saj në “Watch What Happens Live” me Andy Cohen, këngëtarja dhe aktorja u përball me pyetjen klasike gjatë rubrikës “Plead The Fifth”. Cohen i përmendi disa prej partnerëve të saj të njohur në komeditë romantike që ka realizuar ndër vite:
“Kemi George Clooney, Matthew McConaughey, Ralph Fiennes, Richard Gere, Owen Wilson, Josh Lucas dhe lista vazhdon,” – tha ai, duke shtuar me humor se disa filma “ende nuk kanë dalë në kinema.”
Por Jennifer nuk u step asnjë sekondë për të dhënë përgjigjen e saj:
“Do të thoja se i preferuari im… Gjithmonë më ka pëlqyer të bëj filma me Brett Goldstein dhe do të thoja se ishte puthja më e mirë para kameras,” – u shpreh ajo me buzëqeshje.
Dyshja po bashkëpunon në filmin e ri romantik Office Romance, i cili pritet të dalë së shpejti në kinema. Lopez kishte konfirmuar bashkëpunimin që në shtator 2024 përmes një postimi në Instagram Stories, ku ndau lajmin nga Deadline dhe shtoi me entuziazëm:
“Do të jetë shumë argëtuese.”
Edhe vetë Goldstein nuk e kurseu lavdërimin për yllin latino:
“Duhet ta pranoj: Ajo është brilante. Është shumë qesharake. Aktorja më e mirë për komeditë romantike,” – deklaroi ai.
Mesa duket, kimia mes tyre në set ka qenë aq e fortë, sa edhe fansat mezi po presin të shohin në ekran puthjen “më të mirë të Hollywood-it”, sipas vetë J.Lo!








