Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Jepi Rigelsit, çfarë i takon Noizy-t – Nga Flavio Qarri

20/01/2017
in Pa kategori
Reading Time: 1 min read
A A
Jepi Rigelsit, çfarë i takon Noizy-t – Nga Flavio Qarri

Rigels Rajku, në skenë Noizy! Mund ta tall për orë të tëra, praktikisht asgjë nga ai djalë nuk më pëlqen. Por, mospëlqimi im është krejt subjektiv dhe për më tepër nuk kam shumëçka për ta kritikuar. Mbi të gjitha, durrsakun edhe kur nuk e ke qejf nuk është se jep shumë material për ta kritikuar. Përjashto atë idiotësinë me hedhjen e lekëve në club. Ai xhest ngelet gafë për shumë arsye. Nga ana tjetër, sot, është dita për të ngritur një dolli për Noizy-n. Po po, unë Flavio Qarri, e kundërta e një fansi të Noizy, e ngre gotën për Rigelsin. Firma me “Universal Music” është një përmasë e re për muzikën moderne shqiptare. Mbi të gjitha është arritja individuale e dikujt nëpërmjet punës së vet. Na pëlqen apo jo ajo…
Nga sot Noizy nuk do t’ia dalë të bëjë më shumë para e të ketë sukses vetëm për vete. Do të fusë muzikën shqiptare në një territor kur rrallë kemi shkelur e më shumë si turistë ekzotikë. A jemi dakord që të përfaqësohemi me djalin nga Sukthi dhe muzikën e tij? Mbase jo, por janë të tjerë njerëz dhe publik që e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe tanimë duhet ta respektojmë. Fundja, nuk kishte nevojë të ishte djali i askujt, apo miku i kërkujt për t’ia dalë në këtë arritje. Jo për gjë, por që nga parahistoria rregulli thotë që “Duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit”.





Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri


Tags: Flavio QarriNoizyrigels rajku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
VIDEO/ Çaste lumturie për Tean dhe Kristin e “Big Brother”, ai e merr në krahë dhe…

VIDEO/ Çaste lumturie për Tean dhe Kristin e “Big Brother”, ai e merr në krahë dhe…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera