Bukuroshi Jeremy Meeks i cili u bë i famshëm në rrjetet sociale, edhe pse ndodhej pas hekurave të burgut, sot po shijon lirinë. Ai u bë I njohur dhe tërhoqi vëmendjen e shumë femrave kur fotot e tij u postuan në faqen e Departamentit të Policisë së Stocktonit në “Facebook”. “Dua të falënderoj familjen time dhe të gjithë të tjerët për dashurinë, mbështetjen dhe lutjet. Jam shumë i lumtur për atë që më pret. Jam gati”, ka shkruar ai në “Instagram”, ku njofton të gjithë fansat e tij për lirimin nga burgu. Edhe pse në qeli, atij filluan t’i shkonin letra nga qindra femra. Mes këtyre letrave ishte edhe një ofertë pune, e cila iu propozua nga agjencia e modelingut “Ëhite Cross Management”. Jeremy, 30-vjeçar ka lënë qelinë pak ditë më parë dhe tashmë duket se ka përpara një karrierë si model, dhe padiskutim një karrierë të suksesshme.